Kjashif Smajloviq, heroi i profesionit që nuk ekziston më

Pas 24 vjetësh u gjet trupi i korrespondentit të gazetës «Oslobodjenje» nga Zvorniku, ndërsa fati i tij është njëkohësisht historia për jetën dhe vdekjen e një profesioni.

Bosnjë, janar 1993: një tank i ushtrisë serbe. Foto: Shutterstock

Kush ka dashur ta di, e di: është gjetur dhe është identifikuar, pas 24 vjetësh, trupi i Kjashif Smajloviqit, gazetar i gazetës «Oslobodjenje» nga Zvorniku, i vrarë më 9 prill 1992 në zyrën e redaksisë, të cilën nuk ka dashur ta braktisë, ndërsa i erdhën pas njerëzit qëllimkëqij të Arkanit.
Për ata që ky lajm sot është me të vërtetë i rëndësishëm, Kjashif hyri në legjendën e një profesioni që, në fakt, pothuajse më nuk ekziston. E ajo legjendë është e tëra në pak fjali çfarë ai shqiptoi pak para vdekjes së tij dhe në pak fjalë të Selvete Ahmedinoviq, e quajtur Sele, shumë vjet më vonë, kur u pyet nëse Kjashifi mund të largohej nga Zvorniku dhe nga zyra e tij gazetareske, derisa ende kishte shanse për këtë.
«Ka mundur, por nuk e bëri». Pse? «Tha se nuk donte», – kujton Sele, e cila nga redaksia në Tuzëll e fundit është dëgjuar nga Kjashifin – «për arsye se unë jam gazetar». Ja, shumë vite më vonë, Selveta e përfundoi historinë për legjendën me lot në sy: «Ai ishte trim, shumë i guximshëm. Gazetar i vërtetë».

«Ku do ta lërë kokën për këtë?!»

Pjesa tjetër është shkruar atëherë në «Oslobodjenje» sesi ai ishte gazetari i parë i vrarë në detyrë në luftë. Në korrik, nga granata në Ciglane të Sarajevës, duke filmuar njerëz të cilët ishin duke pritur në radhë për ujë, u vra Salko Hondo, fotograf, «nënaaa» jonë dhe shpirti i hareshëm i redaksisë. E mbaj mend, pak më përpara, nëpër Sllavoni, me kokën në torbë, ecte dhe shkruante Vlado Mërkiq. Zbarkoi edhe në mesin e «arkanëve». Askush nuk e çoi atje, por mendonte, gjithashtu, se kjo nënkupton «ai është gazetar… ». Ia doli të kthehet në Sarajevë, mezi.
Shumë prej nesh në redaksi atëherë ishim të gatshëm, diçka mjaft e logjikshme, që të qëndronim nëpër bodrumet e «Oslobodjenje». Dhe ashtu ishte, sepse me të vërtetë besonim se vetëm në këtë mënyrë mund të jesh gazetar, dhe njeri, nëse veç ke vendosur të jesh i tillë. Gjërat tjera ishin normale, të tjerat të ndershme e të pandershme në atë profesionin tonë. «Gazetari i vërtetë», siç thjesht dhe për mrekulli e ka definuar Sele, ishte me të vërtetë i guximshëm, ndoshta edhe pa menduar shumë për atë. Të tillë më parë kam takuar edhe në Liban, Palestinë, Irak… Ashtu siç sot shumë prej tyre do të rrëfenin për Kjashifin: «I çmenduri, ku do ta lërë kokën për këtë?!» Për çfarë, në përgjithësi, të lihet sot koka, për kë, për shpirt të kujt…
Fjalët e Kjashifit: «Po vijnë drejt meje, i dëgjoj hapat e tyre, kam frikë se ky do të jetë raporti im i fundit», do të mbeten përgjithmonë si fjalë që e kanë përkufizuar një profesion që ishte edhe jeta, edhe vdekja. Atëherë kemi hyrë në desk – aty ku shumë prej nesh në atë prill vendosëm se çfarë të bëjmë me veten, dhe vendosën ashtu si vendosën, ndërsa «Oslobodjenje» mbeti ashtu – e përjetuam si një rrëfim për sekondat e fundit të jetës që kishte kuptim dhe për ç’gjë miku ynë i mirë nga Zvorniku nuk u ankua. Ishte një njeri i madh nga një familje për të cilën ishim krenarë. Vëllai i tij Sakibi, sot edhe ai gazetar, i përshkruan ditët kur shumëkush dyshonte se Kjashifin e kanë hedhur në një furrë gëlqereje, e më vonë kujtesën për të e kishin shlyer.

Përkufizimi i fatit «të tmerrshëm»

Që atëherë e deri më sot shumëçka nga ajo është harruar. Në jetë, në kriteret për lumturi dhe pikëllim, në kriteret që do ta përcaktojnë gazetarinë, apo çfarëdo qoftë tjetër, si kuptim i jetës. Sipas brutalitetit të saj, sipas mënyrës në të cilën Kjashif përfundoi, sipas të vërtetave në lidhje me atë se kush e vrau, si dhe pse, «atëherë asgjë», për faktin se trupi i tij u gjet dhe u identifikua vetëm 24 vjet më vonë në bazë të ADN-së, dhe ja Kjashif Smajloviq u bë njëra nga mijëra e mijëra historitë e luftës. Dhe me përkufizimin e «fatit të tmerrshëm» do të jemi në gjendje që ta varrosim…
Në anën tjetër – ai qëndroi në zyrë edhe pse ata erdhën ta marrin, sepse është gazetar – sipas asaj si e ka mendimin për «raportin e fundit», që ishte një histori e fundit të jetës, një histori në lidhje me të qenët dhe vdekjen e Kjashif Smajloviqit, korrespodentit të «Oslobodjenje» nga Zvorniku, një histori njëkohësisht për jetën dhe vdekjen e një profesioni, që, si i tillë, më nuk ekziston. Jo vetëm teknikisht, siç duam të themi sot, sepse sot është interneti, globalizimi, smartfonët, satelitët dhe dronët, pak anglisht, pak kompjuter dhe – kjo është e tëra. Kanë ndryshuar qëllimet e jetës, kuptimi i vlerës, e po ashtu edhe profesioni i cili ka kërkuar për të vërtetën, për t’ua përcjellë atyre që nuk e dinë, e do të donin ta dinin, dhe të cilëve duhet shpalosur këtë të vërtetë, e «le të kushtojë sa të kushtojë».
Dhe arsyet për krenari, për guxim dhe për dinjitet kanë ndryshuar. Kjo nuk është më kërkimi për «pse», një çështje kyçe në mesin atyre pesë profesioneve të detyrueshme, pa të cilën nuk do të kishte profesion. Gjithnjë ka më pak edhe pyetje nëse shkruhet ajo që shkruhet, sepse ajo është ashtu, e jo ashtu siç e kërkon objektivi tjetër, përtej syve tuaj, njohuritë dhe kuptimi gazetaresk. Prandaj edhe atëherë, – dhe pas lufte, dhe në veçanti në luftë – ishte e pashmangshme dashuria për këtë profesion të tij si kuptim i jetës, si dhe guximi për të qëndruar pas vetes dhe idealeve të veta. Duke e njohur Kjashifin atëherë, para luftës, e di me siguri se sot ai do të ishte gazetar i pakënaqur, po të kishte mbijetuar. Sikur shumë të tjerë në «Oslobodjenje» atëherë, kryesisht korrespondentët tanë të atëhershëm nga të ashtuquajturat vende të vogla, ku emri gazetar ishte nder.

Gazetaria «e re»

Ndoshta kanë të drejtë ata që sot, thënë më së buti, lëvizin dorën në këto ankesa «të tejkaluara» përtej hapësirës dhe kohës, pa asnjë lidhje me realitetin. Këtij realiteti të ri, është mjaft e sigurt, i ka kontribuar edhe e ashtuquajtura gazetari e re, në të cilën mundësia e të qenët «i guximshëm, gazetar i vërtetë» është pothuajse e paqenë. Vdekja e tillë e Kjashifit ishte tragjike për ne si miq, por edhe për kolegët në profesionet tjera që jeta na i ka përcaktuar. Ajo ishte, në një mënyrë, një heroizëm i pritur.
Siç ishte e pritur një harresë për vdekje, deri në të vërtetën përfundimtare në lidhje me çdo gjë, duke përfshirë shumë prej nesh, të tillë sot. Kjo është një histori rreth tij, por për atë çfarë jemi dhe kush jemi, ja dy dekada e ca më pas në «lirinë e re», siç na e definon «gazetaria e re». Ajo për të cilën Kjashifi ndoshta do të ishte një i çmendur që nuk iku me kohë, e jo «shumë i guximshëm, një gazetar i vërtetë».
Pra, disi ashtu mendoj duke i kujtuar ditët kur në deskun e lajmeve në «Oslobodjenje» kur erdhi lajmi nga Zvorniku, nëpërmjet Tuzlës, për «hapat që po vijnë… dhe prandaj për raportin e fundit…» Ato ditë, kur së bashku me «heroin, gazetarin e vërtetë Kjashif», shkuan në legjendën gazetareske.
(Al Jazeera, Sarajevë)