Kitaristi Petrit Çeku luan në kishën Masans në Chur të Zvicrës

Në kuadër të koncerteve verore që mbahen në qytetin Chur të Zvicrës, të dielën më 12 korrik, nga ora 18:00, në kishën Masans do të luajë kitaristi i njohur Petrit Çeku.

I lindur në Prizren në vitin 1985 Çeku mori mësimet e para për kitarë te Luan Sapunxhiu. Në vitin 2002 ai vazhdoi shkollimin për muzikë në Zagreb te Xhevdet Sahatçiu dhe në vitin 2008 diplomoi në Akademinë e Muzikës në Zagreb në klasën e Darko Petrinjakut. Aktualisht ai studion në Peabody Conservatory in Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Petrit Çeku është shpërblyer me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka performuar në Europë dhe në Amerikën veriore. Në vitin 2012 ai ka qenë mysafir në festivalin Next Generation në Bad Ragaz të Zvicrës dhe më vonë ishte fitues i Parkening International Guitar Competition.

Në vitin 2008 doli albumi i tij i parë solo. Në koncertet verore në Chur ai merr pjesë për herë të parë. Sipas njoftimit në kishën Masans ai do të luajë një recital me vepra të J. S. Bach, Dionisio Aguado, Franz Schubert, Stjepan Shulek, Isaac Albéniz. Rezervimet mund të bëhen në www.churersommerkonzerte.com ose në numrin e telefonit 081 252 50 20. -lli