Kisha serbe njeh Planin Ahtisaari ku ka interes

Ndërlidhja e Kishës Ortodokse serbe me aneksin 5 të Planit Athisaari për mbrojtje të monumenteve të kultit në Kosovë, ka nxitur reagime të kundërta në opinion serb pasi që Serbia kurrë s’e ka njohur këtë dokument i cili njeh pavarësinë e Kosovës.




Dikush thotë se KOS ka argument të gabueshëm, dikush thotë se zbatimi i Aneksit 5 është e vetmja mënyrë që të shpëtohet pasuria kishtare në rast të pranimit të Kosovës në UNESCO, shkruan sot gazeta e Beogradit «Politika».

Në letrën dërguar drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokoj, të cilën e ka nënshkruar patriarku i Kishës Ortodokse serbe Irinej, ai ka ftuar për dhënien e «garancive të fuqishme ndërkombëtare me shkrim, krahas rehabilitimit të përmbajtjes së aneksit 5 të Ahtisaarit», i cili përshkruan mbrojtjen institucionale të trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.

Planin e të deleguari special të KB-së Marti Ahtisaari, i cili parasheh pavarësi të Kosovës me mbikëqyrje ndërkombëtare, e kishte hedhur poshtë më Rezolutën për Kosovën në vitin2007 Kuvendi i Serbisë. Vuk Drashkoviq, ministër i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Serbisë, e kishte quajtur planin «dinamit».

Por, Kosova është thirrur mu në këtë plan për ta shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe e ka përdorur Planin Ahtisari si kornizë për Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saj përmes të cilave rregullohet ruajtja e trashëgimisë kulturore, ankohet gazeta.

Meqë Dokumenti Ahtisaari është bërë kartë e pavarësisë së Kosovës, Slobodan Samarxhiq ish –ministër i Serbisë për Kosovën nga viti 2007 – 2008, përpjekjen e KOS e quan «ekstremisht të palejueshme» duke thënë se KOS ka mundur të thirret në dokumente të tjera e jo në Planin Ahtisaari.

Milovan Drecun, shef i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Kosovës ndërlidhjen me Aneksin 5 e interpreton si përpjekje të KOS-it që t’ua tërheqë vërejtjen shteteve që e kanë njohur Kosovën.

Megjithatë ai thotë se shteti nuk duhet të thirret në këtë plan. Se nuk do të ndodhë kjo e ka thënë edhe Alkesandar Vulin në vitin 2014: «Plani i Ahtisaarit është i papranueshëm sepse me të zbatohen ligjet e Kosovës e serbët nuk vendosin për asgjë».

Por, me të gjitha marrëveshjet e deritashme të Brukselit, Serbia i ka njohur ligjet e Kosovës. mendon Samarxhqi.

Në opsion është edhe një rrezik, e ai është ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës mendon analisti Dushan Janjiq. Në këtë rast, konsideron ai, nuk ka detyrime se Kosova do të ketë detyrime të vazhdojë së respektuari autonominë e KOS, transmeton Koha.net. Prandaj, është mirë që Kisha thirret n Planin Ahtisaari në mënyrë që të shtohet presioni tek autoritetet kosovare dhe UNESCO-ja që të respektohet Aneksi 5 sepse «në Kosovë ka shumë mosrespektim të ligjit për autonominë e KOS-it.

Meqë jam pesimist se mund të pengohet pranimi i Kosovës në UNESCO, mendoj se autonomia e KOS-it është mekanizëm i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore.

Në foto: Pllakati i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë i përgatitur për mbledhjen e KS të KB-së.