Kina me trupë ushtarake të majmunëve

Qeveria kineze shfaq shqetësime të pafundme për taksiratet që mund ta njollosin ngulmin e saj për të pasur një paradë të përsosur ushtarake.

Dhe duke pasur parasysh këtë fiksim në mendje, banorëve të Pekinit u është dorëzuar një listë me urdhra që duhet t’i zbatojnë me përpikëri, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e Radios Kombëtare të Kinës.

Nuk duhet të nxjerrësh kokës në dritare kur të marshojnë trupat në Sheshin Changam, që do të jetë ceremoni e shënimit të 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Nuk duhet të ketë as zierje në stufa gazi. Nuk duhet të ketë as krijim turmash spontane në trotuare.

Në luftë me qiellin

Madje edhe mundësia që të ketë tufa zogjsh është bërë një kokëçarje për disa prej zyrtarëve kinezë. Por forcat ajrore të Kinës kanë gjetur një zgjidhje “ekologjike” ndaj zogjve që mund të futen në motorët e aeroplanëve luftarakë që do të jenë pjesë e paradës madhështore” – majmunët vandalistë.

Ditëve të fundit, uebfaqet e lajmeve në Kinë kanë raportuar për një soj të veçantë majmunësh të trajnuar për t’u kapur në pemë e lisa afër bazës ajrore të Ushtrisë Popullore Çlirimtare dhe të prishin foletë e zogjve.

“Metoda tradicionale e shkatërrimit të çerdheve të zogjve duke përdorur burimet njerëzore kap kosto të lartë dhe ka pak efikasitet”, ka deklaruar një oficer i lartë, duke refuzuar të japë emrin për shkak të presionit me të cilin mund të përballet, ka raportuar Radio Kombëtare e Kinës. “Kështu që neve na ra ndërmend të përdornim majmunët për shkatërrimin e foleve në lisa”.