«Kina i frenon edhe firmat zvicerane»

Shifrat e koncerneve zvicerane të industrisë e reflektojnë ngadalësimin e rritjes së tregut kinez, raporton NZZ.

Natyra indiferente e ekonomisë kineze reflekton edhe në bilancin e firmave zvicerane, thotë raporti. Sipas Bankës Botërore produkti i brendshëm bruto kinez në vitet 2000 deri 2009 mesatarisht u rrit për 10,3 për qind, në pesë vitet e fundit ai u rrudh në 8,6 për qind. Nga janari deri në qershor të 2015-tës rritja, sipas të dhënave zyrtare, ka shkuar në 7 për qind dhe kështu mendohet do të vazhdojë deri në fund të vitit.

Sidomos në tregun e ndërtimit ka pasur një ngadalësim, konstaton analiza. Një producent i cementit, në të cilën është pjesëmarrës edhe një koncern zviceran Holcim, kohëve të fundit regjistron shifra paralajmëruese. Intersimi për këtë produkt po bie. Shkurt: fitimi këtu sivjet do të jetë për 80 deri 85 për qind më i vogël se në 2014-tën, kanë thënë në koncern. Në fankt janë më shumë firma zvicerane, të cilat janë duke e vuajtur rënien në tregun kinez të sektorit të ndërtimit. Firma Sika, prodhues produktesh kimike për ndërtimtarinë, në regjion ka një ngadalësim të rritjes për 2 për qind.

Dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike në Kinë nuk shënon vetëm sektori i ndërtimit, por janë prekur edhe fusha si energjia dhe furnizimi me ujë dhe e ashtuquajtura idustri e procesit. Te kjo e fundit bëjnë pjesë fabrikat nga bransha e kimisë, farmaceutikës, artikujve ushqimorë, qelqit dhe hekurit. Prodhimi i ABB-së, e cila operon në këtë biznes, nga prilli në qershor të këtij viti, është zvogëluar për 4 për qind. Kurse nga janari në prill kjo shifër shkonte në 6 për qind. Rezultati final u barazua vetëm në saje të një bilanci të mirë tregrar në Indi, Australi dhe Lindjen e Afërt, raporton media. Edhe koncerni Sulzer në 2015-tën është konfrontuar me të njëjtin trend të rënies së kërkesës. Kjo në fushën e ndërtimit të fabrikave kimike. Xhiroja në muajt janar deri qershor të këtij viti është rrudhur për 5 për qind. Edhe kjo firmë ka pasur fat në një vend tjetër me një porosi të madhe, e cila i rriti porositë për 13 për qind. Sulzer ka vërejtur stagnim në tregun e naftës dhe gazit; ndërsa për gjysmën e dytë të vitit sheh një rënie të kërkesës jo vetëm në Kinë, por edhe Amerikë. Për prodhuesin e maqinave të tekstilit Rieter, Kina përbën tregun e dytë më të rëndësishëm pas Turqisë. Xhiroja e saj në semestrin e parë të këtij viti është zvogëluar për 23 për qind, jep NZZ.

Në të vërtetë, plasimi në tregun kinez nuk ka qenë për firmat zvicerane gjëja më e lehtë, shkruan media. Vëllimi i investimeve direkte dekadën e fundit, sipas Bankës Kombëtare Zvicerane, është rritur fuqishëm. Ishin shtuar edhe eksportet. Por askush nuk ka besuar se Kina do të marshojë pafundësisht me kuota dyshifrore të rritjes. ks