Kina është vendi më koprac në botë, kurse Burma më bujari

Një fondacion britanik i shpall për çdo vit vendet më bujare në botë. Dhe, më së miri del Burma, Zvicra e zë vendin e 23-të, kurse më së keqi ndahet Kina.

Foto: CHOATphotographer / Shutterstock

Çdo i treti zviceran iu ndihmon të tjerëve në mënyrë vullnetare, nxjerr Charities Aid Foundation (CAF) në studimin e këtij viti World Giving Index. Me këtë, ky institucion me seli në Britaninë e Madhe e mat se cilat vende janë më bujare. Përmes një anketimi të banorëve në vende të ndryshme të botës hulumtohet nëse ata një muaj para kësaj interviste kanë dhuruar para për një organizatë bëmirëse, kanë kryer punë vullnetare, apo i kanë ndihmuar të tjerëve.

Në Zvicër mesatarisht ndihmojnë 47 për qind e njerëzve. Kështu ajo radhitet e 23-ta nga 140 vendet e hulumtuara nga fondacioni. Studimi nxjerr që përveç 41 përqindëve që dhurojnë dhe iu ndihmojnë të tjerëve, 31 për qind e zviceranëve angazhohen në punë vullnetare. Në një krahasim pesëvjeçar, Zvicra në këto dimenzione e zë vendin e 18-të. Sipas indeksit, më bujarë se zviceranët janë australianët, që e zënë evendin e 3-të, amerikanët, që dalin të dytët dhe qytetarët e Burmës, të cilët e zënë vendin e parë.

Burma del në ketë pozicion, sepse atje 90 përqind e të intervistuarve deklarohen se dhurojnë para. Kjo është pjesë e filozofisë së këtij vendi, që e praktikojnë shumë budistë, e transmeton «20 Minuten» raportin e fondacionit, CAF-it. Përndryshe, Burma është një ndër vendet, i cili konfrontohet me probleme të mëdha të mrendshme.

Deri më 2010 Burma ishte një diktarurë ushtarake, dhe ka shumë pakica etnike. Në këtë kohë, pas shumë vitesh u mbajtën zgjedhje të lira dhe pas 15 vitesh u lëshua nga arresti shtëpiak nobelistaja Aung San Suu Kyi. Ajo angazhohet për një demokratizim paqësor të Burmës. Nga kjo verë humaanistja ka filluar përpjekjet për arritjen e jë marrëveshjeje paqeje me grupet e ndryshme kryengritëse në vend.

Pozitën e fundit, të 140-tën, në listën e bujarisë së vendeve, e zë Kina. Përderisa 25 për qind e kinezëve deklarojnë se iu ndihmojnë të tjerëve, vetëm 6 për qind dhurojnë para dhe vetëm katër për qind angazhonen vullnetarisht. E parafundit në listë është Palestina, vendin e 138-të dhe 137-të e zënë Jemeni, përkatësisht Greqia. Megjithatë, autorët e studimit janë të lumtur. Për ta, të dhenat tregojnë se «bota po bëhet gjithnjë e më bujare». ks