Kikboksieri Shemsi Beqiri akuzon prokurorin e Basellandit

Tre vjet pas sulmit së shkollës luftarake të Shemi Beqirit, kampion i shumfishtë botëror në taiboks, ende nuk ka një akuzë. Kikboksieri shfryn në një letër të hapur kundër prokurorit të rastit.

Foto: MyImages - Micha / Shutterstock



Ka tre vite që Prokuroria e Basellandit po merret me rastin «Dojo». Në shkurt të 2014-tës Taiboksieri Paulo Balicha me një trupë të veten e kishte sulmuar shkollën luftarake të rivalit dhe ish nxënësit të tij Shemsi Beqiri në Reinach. Në dosje janë të përfshirë 70 persona, 23 prej të cilëve si të akuzuar. Por ende nuk ka ardhur te një akuzë.

Shemsi Beqiri, të cilin «20 Minuten» në një raport e quan viktimë, ka humbur durimin me prokurorin e lëndës Stefan Fraefel. Në një letër të hapur në «Basler Zeitung» ai kërkon shkarkimin e tij. Beqiri shpeh dyshimet e tij se departamenti i prokurorit është i stërngarkuar me hetimet.

Për më tepër, Beqiri e ndjen veten të akuzuar padrejtësisht nga prokurori. Ky i fundit e akuzon atë se ka nxjerrë sekrete hetimore në mënyrë të paligjshme, të cilat i ka cituar «Basler Zeitung». Ndërkohë që akuzat e prokurorit Beqiri i quan denigruese dhe armiqësi ndaj tij si viktimë, të cilat paraqesin kulminacionin e së tërës. Ai pandeh se sulmet e prokurorit ndaj tij kanë për qëllim t’i mbyllin atij gojën, që dështimi i prokurorit të mos dalë në opinionin publik.

Prokuroria nga ana e saj kishte shpresuar që deri në vjeshtën e vitit të kaluar do të vinte deri te akuza. Tani flitet për mesin e 2017-tës. Fajtore për zvarritjen e procesit autoriteti i bën të drejtat e pjesëmarrjes, të cilat rendi i kodit penal ua njeh të akuzuarve. Kështu në dëgjimin e tyre të 23 të akuzuarit kishin të drejtën që këtë ta bëjnë në praninë e avokatit të tyre. Në 100 intervista kishin marrë pjesë mesatarisht 20 veta, ka deklaruar kryeprokurorja e kantonit. Dhe kjo është e lidhur me kosto dhe kohë.

Për Shemsi Beqirin këto sqarime nuk vlejnë. Ai mendon se Prokuroria po instrumentalizohet nga pala e mbrojtjes. Sipas tij, ata kanë një interes në zvarritjen e procesit, deri sa rasti të vjetrohet. Kurse prokuroria i refuzon këto akuza, sipas të cilave udhëheqësi i procedurës ka rezerva ndaj Beqirit. ks