Kibla në Bruksel

Dosja «Pronto». Për: DCI Mayweather; Nga: John K. Doe. Tema: Raport i rregullt informativ, transmeton Koha.net.




I nderuar DCI Mayweather,

Në vijim keni raportin e rregullt informativ për situatën dhe zhvillimet në Kosovë, edhe pse nuk do të ishte e gabuar nëse themi se në Kosovë, këto ditë, asgjë nuk është e rregullt, meqë situata në vazhdimësi është alarmante.

Sigurisht do të mund të pyesni, me të drejtë, pse dërgoj raport të rregullt nëse situata është alarmante? Pse mos të dërgoj raport urgjent?

Përgjigjja është e thjeshtë: Në Kosovë situata është gjithnjë alarmante, ndërsa tek politikanët nuk ka kurrë urgjencë, shkruan sot Koha Ditore.

Në anën tjetër, po të dërgoja raport urgjent sa herë që është situata alarmante, do të më duhej të shkruaja raport urgjent nga dy herë në ditë – së paku! Një veprim i tillë konsideroj se do të zhvlerësonte termin urgjencë deri në masën që do të rrezikonim që edhe ne, si kosovarët, të mos i marrim seriozisht krizat që na godasin!

Kjo, pra, është arsyeja pse ky raport është i rregullt dhe jo urgjent.

Më tutje, lexojeni vetë raportin, ndërsa ekipi në terren pret udhëzimet për veprime të mëtutjeshme.