«Këta janë kanibalë»: citatet më gazmore të Kampionatit Europian të Futbollit

Foto: Shutterstock

«Prej se ka ardhur Pep Guardiola në Gjermani, me gjasë secili mendon se duhet ta shpik rishtas futbollin».
Sami Khedira, futbollist i Kombëtares gjermane.

«Shpresoj se PUMA nuk prodhon kondomë».
Xherdan Shaqiri pas lojës së Zvicrës kundër Francës, me ç’rast u shqyen disa triko të lojtarëve zviceranë.

«Fuck».
David Alaba në pyetjen se çfarë kishte menduar me rastin e penalltisë së Cristiano Ronaldos.

«Jo, sepse ai qëmoti do të ishte në spital».
Zlatan Ibrahimoviq duke iu përgjigjur pyetjes nëse në ndeshjen mes Suedisë dhe Italisë është përballur me lojtarin italian Chiellini.

«Gjatë lojës unë vesh trenerka, sepse ashtu ndihem rehat. Unë jam portier dhe jo model».
Gabor Kiraly, portier i Hungarisë.

«Para së gjithash çfarë nuk po kuptoj momentalisht është që ai po luan me dorëza me ngjyra të ndryshme. Dhe këtë e bën përkundër moshës që ka. Për këtë po mendoj qe disa ditë».
Oliver Kahn, ish-portier i Gjermanisë, tani komentator futbolli, bmi dorëzat e portierit italian.

«Po t’i kisha gjuajtur goditjet nga këndi si Özil, do e kisha lënë fubollin në moshën 14-vjeçare».
Mario Basler në Twitter.

«Në matematikë unë kurrë s’kam qenë më i miri».
Shkodran Mustafi në pyetjen se çfarë llogarish kishte bërë për ndeshjen kundër Polonisë.

«Vë bast se Portugalia nuk do të bëhet kampione e Europës».
Marcel Reif pas rezultatit 1:1 të portugezëve kundër Islandës.

«Këta janë kanibalë».
Një komentator gjerman mbi lojtarët mbrojtjes të Ukrainës.

«Përkundër të gjitha ndryshimeve të rregullave, një gjë është e sigurt: porta është në mes».
Një ekspert i televizionit gjerman ZDF pas lajmit se FIFA ka miratuar 95 ndryshime të rregullave në futboll.

«Nëse do të thosha se nuk duam të fitojmë kampionatin, do të merrja një shuplakë nga trajneri».
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana.