Kështu gatuhen kiflet që u shpërndahen nxënësve nëpër shkolla [video]

Për të zvogëluar gabimet njerëzore Komuna e Prishtinës vendosi qe kiflet t’ia besonte një fabrike. Kjo pasi vitin e kaluar në përbërjen e kileve qe shpërndaheshin për nxënësit e shkollave fillore në Prishtinë përveç xhemit, mollës e djathit u gjend edhe një mi.




Tani kiflet gatuhen ne një formë krejt tjetër.

Pasi debatin për kiflet e shoqëronin edhe mëdyshjet nëse përdorej aditiv ose jo kjo dileme tashme është shuar, raporton 038 i KTV-së.

Diskutime te mëdha kishte edhe për paketimin e kifleve. Tani edhe mesimdhënësit e kanë më të lehtë pasi në bazë të numrit të nxënësve në klasa do të ketë aq kifle të paketuara në shportën e mesimdhënsit përgjegjës.

Por ne anën tjetër ekziston një problem se nxënësit e ciklit te ulët vijojnë mësimin në orët e pasdites e kjo negatron paksa piramidën e ciklit te ushqyerit ditor te fëmijës.

Sipas kompanisë ata nuk po e bëjnë për përfitime por për të treguar qe një projekt i tillë mund te realizohet pa problem edhe ne Kosovë.