Këshilla për me u arratis matanë kufinit

Foto: Shutterstock

Njeri i shpikun, hajde nisu. Qe ku e ke pasaportën.
Kurrsesi nuk bân me t’u kujtu asgjâ.
Duhesh me iu përshtat të dhanave:
Sytë e tu janë tashma të kaltër.
Mos ik me xixat tjera nëpër
oxhakun e lokomotivës.
Ti je njeri, qëndron i ulun në vagon – ulu, rehatohu,
pallta âsht bash e mirë, trupi në rregull.
Emnin e ri e ke gati në fyt.
Nisu. Nisu. Kurrsesi nuk bân me t’u kujtu asgjâ.

[Përktheu: Enver Robelli]