Këngë dashurie

Foto: Shutterstock



Dashuria që mbahet tek era
nganjëherë ikën
me erën.

Po këtë dashuri rrënjëthellë
mund të ma shkulin vallë
era që fryn përditë
bashkë me shtrëngatën?

Dashuria që mbahet te toka
kurrë nuk ikën
me erën.

Përktheu: Aurel Plasari