Këngë dashurie

Joseph Brodsky



Po të ishe duke u mbytur ti, unë do vija të të shpëtoja
do të mbështillja me batanijen time dhe do të jepja çaj të ngrohtë.
Po të isha një sherif, do të të arrestoja
dhe do të mbaja në një qeli me lloze e me dryna.
Po të ishe zog ti, do të ta regjistroja këngën
dhe tërë natën do dëgjoja ligjërimin tënd.
Po të isha rreshter unë, ti do ishe rekruti im
dhe oh, të siguroj se do ta doje stërvitjen.
Po të ishe kineze ti, unë do ta mësoja gjuhën
do digjja shumë erëmira dhe rroba shumëngjyrëshe do vishja.
Po të ishe një pasqyrë, do t’u turresha zonjave
do të jepja buzëkuqin tim dhe do të pudrosja hundën.
Po të doje vullkanet ti, unë do të isha llava jote
duke shpërthyer paprerë nga burimi im i fshehtë.
Dhe po të ishe gruaja ime, unë do të isha dashnori yt
sepse kisha është krejt kundër divorcit.