KËNGË

Foto: Shutterstock



Do të desha të këndoj, të jem
lule e popullit tim.

Të më kullosë një lopë
e popullit tim.

Të më mbajë në vesh
një bujk i popullit.

Të më dëgjojë hëna
e popullit tim.

Të më lagin lumenjtë
dhe detet e popullit tim.

Të më këpusë një çupëz
e popullit tim.

Të më varrosë toka
e zemrës së popullit tim.

Sepse siç e sheh, jam vetëm,
pa popullin tim.

(Ndonëse me popullin tim)

Përktheu Aurel Plasari