Kënga e shtatë virgjëreshave  

Fragment nga Ujëvara Haifoss me ylber, Islandë. Foto: Shutterstock



(Teoria e ylberit)

 

Këndojnë shtatë

virgjëresha.

 

(Në qiell një hark

me shtatë shëmbëlltyra të perëndimit të diellit)

 

Shpirt me shtatë zëra,

shtatë virgjëreshat.

 

(Në ajrin e shndritshëm

shtatë zogj trupgjatë).

 

Shtatë virgjëreshat

vdesin.

 

(Përse nuk qenë nëntë?

Përse nuk qenë njëzet?)

 

Lumi i bart matanë,

askush s’mund t’i shohë.

 

Përktheu: Enver Robelli