Kënga antinaziste rikthehet në top-lista si përkrahje për refugjatët

Gjermani, 7 shtator – Më shumë se 20 vjet më parë disa gjermanë u mblodhën për të kundërshtuar ardhjen e refugjatëve, që në rend të parë kishin ikur nga luftërat jugosllave, teksa qendrat e pranimit të azilkërkuesve digjeshin.

Mund të shihen paralele të qarta, shokuese midis tensioneve të atëhershme dhe protestave kundër refugjatëve që po ndodhin në disa pjesë të këtij shteti sot, transmeton sot «Koha Ditore» shkrimin e washintonpost.com. Por ka një të përbashkët shumë befasuese: kënga antinaziste që kishte kryesuar top listat gjermane në vitet ’90 është kthyer në krye të tyre. «Cry for Love» është duke u rikthyer në formë të një deklarate mbështetëse për refugjatët dhe kundër ekstremistëve të krahut të djathtë.

«Dhuna juaj është thjesht një dënesë e heshtur për dashuri», thotë kënga, fjalë këto që reflektohen qysh në titullin e saj. Në këtë këngë, bendi gjerman i quajtur „Die Ärzte“ (Doktorët) po ashtu iu drejtohet ekstremistëve të krahut të djathtë, duke iu thënë disa fjalë.

«Edhe çizmet e ushtrisë suaj kanë mall për dashuri. Asnjëherë s’keni mësuar të artikuloni veten. Dhe prindërit tuaj s’kanë pasur kurrë kohë për ju», këndon bendi i famshëm fjalët e tekstit që prej disave është pranuar mirë e prej të tjerëve është kundërshtuar.

Megjithëse disa nga këngët e këtij bendi kanë qenë të ndaluara dhe qarkullimi i tyre është kufizuar për shkak të gjuhës fyese, «Die Ärzte» ia ka dalë të ndërtojë një grup të gjerë dhe besnik me adhurues gjatë tri dekadave.

Ripërtëritja e vëmendjes për këtë këngë lidhet me iniciativën e një mësuesi gjerman të muzikës, që quhet Gerhard Torges, i cili thotë se ishte shokuar nga disa gjermanë që kishin shprehur urrejtje ndaj refugjatëve. Duke shfrytëzuar media e platforma të ndryshme sociale, Torges dhe përkrahësit e tij iu kanë bërë thirrje gjermanëve ta shkarkojnë këngën nga interneti, ta shpërndajnë atë dhe të thërrasin nëpër radiostacione për të kërkuar transmetimin e saj më të shpeshtë. Në «Amazon», «Google Play» dhe «iTunes», kënga ka arritur që brenda pak ditësh të kthehet në krye të top-listave ku shkarkohet muzika.

Ndërkohë, bendi u është përgjigjur kritikëve që ankohen se kjo është fushatë për të përfituar financiarisht.

«Ne sigurisht që nuk duam të bëjmë para nga kjo dhe do t’i dhurojmë të gjitha të ardhurat e mbledhura nga kënga për ‘Pro Asyl’», ka shkruar bendi në ueb faqen zyrtare, duke iu referuar organizatës që është duke ndihmuar refugjatët.

«Kemi dëshirë që nazistët dhe simpatizuesit e tyre të mos argëtohen mirë», kanë shtuar ata.