Këndon Elina Duni, këndon Lozana…

[Best_Wordpress_Gallery id=“148″ gal_title=“Elina“]

Elina Duni mrekullon një publik zviceran në Lozanë. Nga skena me një mozaik me shqiponjë në Pallatin Ripon në Lozanë, ajo e përshëndeti të dielën atë me këgë shqiptare.

Nga Migjen KAJTAZI

Ndodh që të të lëkundet dashuria për profesionin që ke, dhe thellë-thellë dëshiron të kishe mësuar diçka tjetër. Sidomos kur je në një koncert të Elina Dunit. Si ai i së dielës së fundit në pallatin e Riponit të qytetit të Lozanës.

Nuk e vendos dot nëse është vetëm një deshirë, apo zbulim i një dashurie të re për një diciplicë tjetër. Së paku është dëshira për njohuri më të thella të muzikës dhe për t’i ndarë përshtypjet e mbrëmjes së Elina Dunit me njerëz që nuk ishin aty. Dhe mjafton një mik që të nxit për të të krijuar ilizionin se ia vlenë. Dhe ia vlen të rrëfehet ashtu si dukej!

Elina Duni, këngëtare shqiptare në Zvicër, tani e mirënjohur nga një publik më i gjërë se kaq, u paraqit para një auditori reprezentativ. Pallati i Riponit në kompleksin e vet mbërthen disa muze dhe Bibliotekën Kantonale të Vaud. Ai është shumë i njohur për qytetarët e iliuminuar të qytetit.

Skena e koncertit ishte vendosur mbi mozaikun e pallatit. E ky mozaik shfaq një shqiponjë e madhe. Një koincidencë e jashtëzakonshme! Publiku qëndron i shpërndarë rreth e përqark skenës dhe bandës së përbërë nga Elina Duni – soliste, Collin Vallon në piano, Lukas Traxel në kontrebas dhe Norbert Pfammatter në bateri. «Është hera e parë që jap koncert para një publiku të shpërndarë në një rreth prej 360 shkallësh…», kishte kënaqësinë Elina Duni.

Repertori i koncertit përbëhej nga këngë për dashurinë, patjetër kënge për kurbetin (!) – këngë për jetën… Pavarësisht reperorit të saj multikulturor, ku tonin e kanë dhënë gjithmonë këngët shqiptare, të gjitha kënget që u kënduan kësaj radhe ishin në shqip. Një ekskursion muzikor në krahina të ndryshme shqiptare – nga veriu në jug… Tradicional për nga motivi, modern nga përpunimi. Jazzi shqiptar – një zë i sprovuar me një përciellje virtuoze instrumentale – shumë shpejt e bëri për vete publikun e zgjedhur të Lozanës. Ai ishte pothuajse ekskluzivisht zviceran, dhe këngës së Dunit i bënte iso me zë dhe duartrokitjet e tij mirënjohëse.

Për të gjitha të bindin imazhet.

Fotot: BCU, Lozanë