KE-së i raportohet për neglizhencën e Kosovës ndaj trashëgimisë kulturore

Prishtinë, 1 shtator – Të gjitha instancat e Qeverisë kanë dështuar ta mbrojnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore. Shteti nuk ka pasur kujdes as për zonat e veçanta të trashëgimisë kulturore që gëzojnë mbrojtje me ligje të veçanta.

Dështimet në fushën e trashëgimisë kulturore u faturohen edhe organeve të drejtësisë dhe Policisë së Kosovës. Krejt këto konstatime organizata joqeveritare «EC Ma Ndryshe» i ka përmbledhur në një raport që ia ka dërguar Komisionit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas raportit të korrikut të këtij viti, institucionet që kanë detyrime të qarta ligjore për të vepruar për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e historike, prej vitesh kanë vendosur që t’i mbyllin sytë dhe veshët me gjithë degradimet në këtë fushë dhe në mënyrë të heshtur kanë instaluar kulturën e pandëshkueshmërisë.

Në raport shkruhet se Kosova ka kornizë legjislative dhe institucionale të favorshme për mbrojtjen e trashëgimisë dhe se obligimet ligjore që dalin nga këto dokumente janë përgjegjësi e një numri të madh institucionesh qendrore dhe lokale, përfshirë ministritë, komunat, gjyqësorin dhe policinë.

«Me gjithë këtë kornizë legjislative dhe institucionale ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore mbetet një sfidë për Kosovën. Rastet e dokumentuara gjatë viteve të degradimit në zonat e veçanta të mbrojtura, veçanërisht në Qendrën Historike të Prizrenit, së fundmi dëshmohen edhe nga të dhënat statistikore të marra nga institucionet përgjegjëse, të cilat në të shumtën e rasteve nuk kanë të dhëna të strukturuara, ndërkohë që vija ndarëse për rastet në Qendrën Historike nuk ekziston për gjyqësorin», shkruhet në raport.

Në raportin që, sipas «EC Ma Ndryshe», do të shërbejë për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për të arriturat e Kosovës, theksohet se kultura e pandëshkueshmërisë ka bërë që institucionet të injorojnë edhe llogaridhënien dhe transparencën përballë publikut, sa i përket ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.