KDI: Tenderim sa për të fituar kompani të caktuara

Korrupsioni vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të shtet-ndërtimit të Kosovës, duke prekur pothuajse çdo fushë, raporton KTV.

Institutit Demokratik thotë se një ndër to është edhe Prokurimi publik. Shkeljet procedurale e deri te përgatitja e tenderëve që sipas KDI-së, përgatiten që në fillim që ta fitojë një kompani e caktuar, janë vetëm disa nga problemet me të cilat ballafaqohet prokurimi publik.

Sipas KDI-së, çdo vit rreth 50 % e buxhetit të shtetit shpenzohet në investime kapitale, mallra e shërbime, mjete të cilat shpenzohen nëpërmjet procedurave të prokurimit.
Andaj, sipas Canhasit, luftimi i korrupsionit në këtë fushë, është tejet i rëndësishëm. Kjo ka shtyrë këtë institucion që bashkë me Asociacionin e Gazetarëve, të lansojnë udhëzuesin për parandalimin e korrupsionit në Prokurimin publik.

Kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, thotë se gazetarët duhet të shfrytëzojnë Ligjin për qasje në dokumente publike dhe të njihen më shumë me Ligjin për prokurimin publik. Vetëm gjatë vitit të kaluar gjatë procedurave të prokurimit nga buxheti i shtetit janë shpenzuar rreth 401 milionë euro.