Katër të lënduar në aksident trafiku në Suharekë

Një aksident trafiku në Suharekë ka lënë të lënduar katër persona.

Policia e Kosovës përmes një komunikate thotë se një burrë shqiptar duke lëvizur me veturën BMW nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën Fiat, të cilën e drejtonte një grua, transmeton Koha.net.

Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar katër pasagjerë, tre gra dhe një burrë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.