Katër shqiptarë të arrestuar në Bernë akuzohen për tregti me drogë




Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara muajve të fundit kundër dilerëve të drogës në kryeqytetin e Zvicrës policia e kantonit të Bernës i ka rënë në gjurmë një rrjeti të përbërë nga shqiptarët, të cilët dyshohet se kanë tregtuar me 2,5 kilogramë heroinë dhe kokainë. Bëhet fjalë për katër shqiptarë të arrestuar të moshës mes 26 dhe 28 vjeç. Vlera e drogës së tregtuar prej tyre arrin në 90 mijë euro, ka njoftuar policia kantonale e Bernës të martën. Të arrestuarit do të përgjigjen para drejtësisë për veprat e tyre. Një pjesë e kokainës dhe heroinës është konfiskuar nga policia si dhe 26 mijë franga, që supozohet se janë fituar nga shitja e drogës. Policia dyshon se të arrestuarit i përkasin botës së krimit të organizuar. -lliGjatë hetimeve intensive të zhvilluara muajve të fundit kundër dilerëve të drogës në kryeqytetin e Zvicrës policia e kantonit të Bernës i ka rënë në gjurmë një rrjeti të përbërë nga shqiptarët, të cilët dyshohet se kanë tregtuar me 2,5 kilogramë heroinë dhe kokainë. Bëhet fjalë për katër shqiptarë të arrestuar të moshës mes 26 dhe 28 vjeç. Vlera e drogës së tregtuar prej tyre arrin në 90 mijë euro, ka njoftuar policia kantonale e Bernës të martën. Të arrestuarit do të përgjigjen para drejtësisë për veprat e tyre. Një pjesë e kokainës dhe heroinës është konfiskuar nga policia si dhe 26 mijë franga, që supozohet se janë fituar nga shitja e drogës. Policia dyshon se të arrestuarit i përkasin botës së krimit të organizuar. -lli