Katër shkrimtarë gjermanë dhe shumë fjalë të mençura

Nëpër botën mendore të Brechtit, Kafkës, Canettit dhe Krausit.

Fjalët kanë fuqi... Foto: Shutterstock

Bertolt Brecht

  1. Zakonisht rreziku zgjat më shumë se arratia.
  2. Ndryshimet ndodhin në qorrsokakë.
  3. Terrori forcon frikën dhe guximin, dy veti, të cilat janë të rrezikshme për diktatorë.
  4. Mbi udhëheqjen. – Në situata urgjente të ndërpresësh diskutimet, të dëshirosh dëgjueshmëri në vend të entuziazmit, nxitimin ta ngatërrosh me nguti, të vjedhësh përgjegjësinë: kjo është udhëheqja e keqe.
  5. Uria është kuzhinier i keq.

Franz Kafka

  1. Kush kërkon, nuk gjen, kush nuk kërkon, do ta gjejnë.
  2. Nga një pikë e caktuar nuk ka kthim prapa. Atë pikë duhet arritur.
  3. Një kafaz u nis të kërkojë një zog.
  4. Ekziston një cak, por jo një rrugë; atë që e quajmë rrugë është ngurrim.
  5. Dikur nuk e kuptoja përse s’merrja përgjigje në pyetjen time, sot nuk e kuptoj se si kam mundur të besoj se mund të pyes. Por unë as nuk besoja, vetëm pyesja.
  6. Në luftën mes teje dhe botës përkrahe botën.
  7. Dy detyra për fillim të jetës: kufizoje gjithnjë e më shumë rrethin tënd dhe shiko vazhdimisht nëse je fshehur diku përtej rrethit tënd.

Elias Canetti

  1. Parandjenjat e poetëve janë aventurat e harruara të perëndive.
  2. Mes përjetimit dhe gjykimit ekziston një dallim si mes frymëmarrjes dhe kafshimit.
  3. Sikur ti të dije më shumë për të ardhmen, e kaluara do të ishte edhe më e vështirë.
  4. Gjëja më e vështirë: të zbulosh vazhdimisht atë që e di tashmë.
  5. Zoti si përgatitje drejt një gjëje shumë më të llahtarshme të cilën nuk e njohim fare.
  6. Frikacak, me të vërtetë frikacak është vetëm ai që frikësohet nga kujtimet e tij.
  7. Hipokriti i mendimeve: sa herë që kërcënon një e vërtetë, ai fshihet pas një mendimi të tij.
  8. Mendo shumë. Lexo shumë. Shkruaj shumë. Shprehu për të gjitha, por duke heshtur.
  9. Duhet kohë për t’u çliruar nga bindjet e gabuara. Nëse ndodh befas, atëherë ato qelben më tutje.
  10. Nuk është me rëndësi sa i ri është një mendim; me rëndësi është sa i ri bëhet.
  11. Është lehtë të jesh i arsyeshëm kur nuk e do askënd, as veten tënde.

Karl Kraus

  1. Për të qenë e përsosur asaj i mungonte një e metë.
  2. Skandali fillon kur policia i jep fund.
  3. Vetmia do të ishte një gjendje ideale, nëse do të mund t’i zgjidhnim njerëzit që duam t’i shmangim.
  4. Bota është burg në të cilin duhet preferuar arrestin izolues.
  5. Aforizmi nuk përshtatet kurrë me të vërtetën; ai ose është gjysmë e vërtetë, ose një e gjysmë.
  6. Unë dhe publiku im kuptohemi shumë mirë: ai nuk dëgjon çfarë them, unë nuk them çfarë ai dëshiron të dëgjojë.
  7. Satirat që i kupton censori, me të drejtë ndalohen.
  8. Urrejtja duhet të jetë produktive. Përndryshe më mençur është të dashurosh.
  9. Të vërtetat e vërteta janë ato që mund të shpiken.
  10. Dashuria dhe arti nuk përqafojnë atë që është e bukur, por atë që duke e përqafuar bëhet e bukur.
  11. Artist është vetëm ai që një zgjidhje e shndërron në enigmë.
  12. E keqja kurrë s’lulëzon më mirë se kur para saj qëndron një ideal.