Katër deputetët e PDK-së që ndërruan qëndrimin për Gjykatën Speciale

Deputetët janë kthyer në një seancë të shkurtër të enjten në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.




Para se të shkonin në pushime, morën një vendim të rëndësishëm, votimin për herë të dytë të amendamenteve kushtetuese që mundësuan funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Janë 4 deputetët që herën e dytë ndërruan qëndrim për amendamentin 24. Të gjithë të partisë së Hashim Thaçit. Fadil Beka, Nezir Çoçaj, Xhevahire Izmaku dhe Blerta Deliu – Kodra. Beka dhe Izmaku, nga kundër, kishin votuar PËR ndryshimet, Blerta Deliu – Kodra, që ishte e pranishme në seancën e parë, por s’kishte votuar fare, në të dytën kishte dhënë votën PRO, Nezir Çoçaj nga abstenimi kishte ndërruar mendjen për.

Por, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë për arsyet e ndryshimit të mendimit të tyre.

Deputeti Fadil Beka, në telefon, madje, ka thënë se këto janë ‘të shkuara të harruara’.

Bekim Haxhiu thotë se ishte jashtë Kosovës në qershor kur u votua amendamenti 24, derisa tregon se është kundër Speciales, por votën e ka dhënë PËR në votimin e dytë.