Katalogu i Ikea-s nën lupën e kritikut më të madh të letërsisë gjermane

Katalogu i firmërs së inventarit shtëpiak Ikea është libri me tirazhin më të madh në botë. Tani ai merr kritikën e parë nga «Papa i kritikës letrare» në Gjermani.

Hellmuth Karasek llogaritet si kritiku më i madh i letërsisë në hapësirën gjermanofone. Kritiku i letërsisë së lartë i dedikohet një libri me pak tekst – katalogut të Ikea-s. Edhe katalogu i Ikea-s ka një histori të bujshme. Në vitin 1951 themeluesi i ndërmarrjes ua dërgoi botimin e parë të tij klientëve të vet, si një ftesë për ta vizituar shtëpinë e tij të mallrave. Vetëm tre vite më vonë katalogu u botua në një tirazh prej 500’000 ekzemplarëve. Sot tirazhi i tij shkon në 220 milionë. «Me këtë regjistri i kaltërt me të verdhë është më i njhur se bibla», transmeton «20 Minuten».

Kritiku kult i letërsisë, i njohur nga formati televiziv «Das literarishe Kabinett» (Kabineti i letërsisë) i pararendësit të tij Marcel Reich-Ranicki, i është qasur katalogut pa paragjykime. Ai e ka recensuar atë me kutin që ai këtë e bën për vepra të tjera të letërsisë dhe beletristikës, kanë thënë te Ikea. Videomateriali prej rreth pesë mituash është një diskutim qesharak dhe me dashuri i edicionit të vitit 2016 të katalogu të Ikea-s.

Libri të cilin po e diskuton – ka shkruar Karasek në recensionin e tij të katalogut – është një «roman i mobiluar», i cili i përshkruan «kënaqësitë e vogla të përditshmërisë». Ai qenkësh «një libër, në të cilin ne duhet të ndihemi mirë». Megjithatë, sipas kritikut, është një skandal që libri, i cili del me një tirazh prej 200 milion ekzemplarësh nuk është recensuar ndonjëherë. Libri qenkësh i tillë që rrëfen fare shumë dhe është i mbushur me gjësende. Kritiku befason me konkluzionin që: «Njerëzit aty duhet të ngjeshen ndërmjet mobilieve, ata e marrin fjalën rrallë, nuk flasin në lidhshmëri – dhe megjithatë libri ka gjithë atë sukses».

Hellmuth Karasek ka lindur në vitin 1934 në Brünn të Çekisë – është gazetar gjerman, kritik dhe profesor në shkencat e teatrit. Ai për më shumë se 20 vjet e ka udhëhequr resorin e kulturës të magazinit gjerman «Der Spiegel». Nga 1988-ta deri në 2001-shin Karasek ka qenë pjesë e emisionit «Kuarteti letrar» të kanalit të dytë publik gjerman ZDF. Ai është autor i shumë librave. ks