Kartolina që iu deshën 50 vite për 15 kilomtra

Një gjysëm shekulli iu desh asaj të mbërrinte në vendin e dhënë. Duke qenë se ishte frankuar me vetëm 10 rapë, adresati duhet të paguajë porto për ta tërhequr atë. Ngjarja ka ndodhur në kantonin Schwytz.

Kartolina nga Illigagu i Schwytz-it ishte nisur me 50 vite vonesë. Ajo tregon një buqetë me lule dhe është zverdhur paksa nga koha e gjatë, deri sa kishte arritur në derë. Rrëfen i biri i adresatit të ndjerë. Ai ka thënë që kartolina ka qenë e ruajtur mirë, sa nuk do ta kishte kuptuar moshën e saj, sikur të mos ishte shkrimi i moçëm. Gjithça ishte sqaruar kur e kish parë datën në kartolinë.

Kartolina daton nga 16 dhjetori i 1965-tës. Fjala është për një korrespondencë nga ultësira për një bujk në malësi. Ndërkohë që të dy – dërguesi dhe adresati – nuk jetojnë më. Në kartolinë i njohuri i shkruan bujkut se sa kafshë do t’i sillte në stan. Teksti fillon me «I shtrenjti Paul». Dhe vazhdon: «Po të njoftoj se verën që vjen do të të sjell 2 motakë dhe dy viça. Të uroj Kërshëndella mëshirëplota dhe një Vit të Ri të bukur. Shumë të fala.»

Koha kaq e gjatë që nuk u nis kjo kartolinë është një mister edhe për postën. Ndoshta gjatë përpunimit të dërgesave ajo ka rrëshqitur pas ndonjë mobiljeje ose ka rënë ndër të, ka thënë me hamendje një zëdhënës i postës për një gazetë lokale «Bote der Urschweiz». Zakonisht nisen të gjitha dërgesat. Posta sot shpërndanë 10 deri 15 milion të tilla në ditë, transmeton Tages Anzeiger.

Në kartolinë bie në sy që ajo është frankuar me pullë postare prej 10 rapësh. Duke qenë se kjo është shumë pak kundrejt tarifave të sotme, pranuesi u lut të paguajë një diferencë prej 90 rapësh. Ai shprehet me humor: «Ndoshta edhe unë pagesën do e shlyej pas 50 viteve». ks