Kapitulli 35 – kurth për Serbinë për njohje të Kosovës

Bashkimi Evropian ia ka dorëzuar shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq tekstin e platformës negociuese për kapitullin 35 BE - Serbi .




Ky tekst, njofton gazeta e Beogradit «Veçernje Novosti» ka 49 pika nga të cilat shumica nuk janë neutrale por shpien drejt njohjes së pavarësisë Kosovës, transmeton Koha.net.

Gazeta thekson se në këtë dokument janë hartuar të gjitha kurthet të cilave Beogradi me shumë vështirësi u ka ikur gjatë dialogut të Brukselit.

Njohje e tërthortë e Kosovës që i ofrohet Beogradit përmes këtij kapitulli, do të kurorëzohet me nënshkrimin e Marrëveshjes obliguese juridike nga Beogradi e nga Prishtina.