Kapen tre migrantë ilegalë nga Kosova nën një rimorkio në Angli

Tre migrantë të dyshuar ilegalë të gjetur nën kabinën e një rimorkioje, janë arrestuar në Surrey në lindje të Anglisë.

Tre të arrestuarit kanë thënë se janë nga Kosova dhe janë gjetur në udhëkryqin 14 (Stanwell Moor) rreth orës 18:30 ditën e djeshme, ka bërë me dije policia e Surreyt, raporton Koha.net.

Ata u arrestuan për hyrje ilegale në Britani dhe u dërguan në stacionin policor të Staines të qarkut Surrey ku do të ballafaqohen me Agjencinë Britanike Kufitare.