Kanga ime e dashunisë




Si një krue i msheftë
Gjaku im gurgullon,
Përherë gjaku yt, përherë gjaku im.

Nën hanën që kalamendet,
Andrrat e mia të zhveshuna, kërkimtare vallëzojnë;
Fëmijë somnambulë nate,
Të heshtun mbi gardhiqe zbehtake.

Oh, buzët e tua janë si dielli…
Ajo aromë dehëse e buzëve të tua…
Dhe nga luleombrellat e kaltra rrethue me argjend
Ti buzëqesh… ti, ti.

Përherë ai curril gjarpënor
Mbi trupin tim
Nëpër supe –
Dëgjoj…

Si një krue i msheftë
Gjaku im gurgullon…

Përkthye e kthjellue nga gjermanishtja: Enver ROBELLI