Kandidati laburist, Corbyn: Intervenimi në Kosovë – gabim

Kosova është bërë temë e diskutimit në debatin e fundit para zgjedhjeve të brendshme për liderë të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, raporton KTV.

Kandidati kryesor me gjasat më të mëdha për të marrë drejtimin e partisë opozitare, Jeremy Corbyn ka thënë se intervenimi i NATO-s në Kosovë ka qenë gabim.

«Mendoj se kemi shkuar shumë larg kur e kemi ndalur gjenocidin në Kosovë», ka thënë Corbyn.

Komentet e tij janë kundërshtuar ashpër nga 3 kandidatët e tjerë, dhe në veçanti Yvete Cooper e cila ka thënë se intervenimi ka shpëtuar kosovarët.

Tony Blair, ish-lider i Partisë Laburiste e ka udhëhequr politikisht fushatën për ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë.