Kandidatët më të moshuar për president të SHBA-ve

Kush ishin kandidatët për president dhe presidentët më të moshuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Foto: Shu-Hung Liu / Shutterstock

Hillary Clinton në fund të tetorit e festoi 69-vjetorin e lindjes. Donald Trump mbushi në qershor të këtij viti 70 vjet. Nëse Trump zgjidhet president, atëherë ai do të ishte kryetari më i moshuar në historinë e SHBA-ve, raporton sda.

Rekordin e deritanishëm të moshës e mban Ronald Regan. Me marrjen e postit të presidentit të SHBA-ve më 1981 ai ishte në vigjilje të 70-vjetorit të lindjes. Deri në atë kohë presidenti më i moshuar amerikan ishte William Henry Harrison, i cili në vitin e zgjedhjes, më 1840, kishte 67 vjet. Harrison vdiq 31 ditë pas marrjes së postit të SHBA-ve.

Më të moshur se Donald Trump dhe Hillary Clinton ishin dy kandidatë të tjerë presidencialë. Bob Dole gjatë kandidaturës së tij më 1996 kundër Bill Clintonit ishte 73-vjeçar. Kurse rapublikani John McCain gjatë kandidaturës së tij kundër Barack Obamas më 2008 ishte 72 vjeç. Obama president i SHBA-ve u bë në moshën 47-vjeçare.

Sikur kandidati demokrat për president të SHBA-ve Bernie Sanders nuk do të ishte diskualifikuar në garën e brendshme nga Hillary Clinton, ai do t’i kishte thyer të gjitha rekordet si kandidat presidencial. Senatori i Vermontit është 75 vjeç. ks