Kanadaja përkrah Kosovën në proceset integruese

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka pritur Ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.




Zëvendësministri Selimi e ka njoftuar ambasadorin kanadez për situatën aktuale në Kosovë si dhe për përpjekjet e institucioneve të vendit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë edhe agjencitë e OKB-së, njofton kumtesa.

Nga ana tjetër, ambasadori Maksymiuk ia ka konfirmuar zëvendësministrit Selimi përkrahjen e shtetit kanadez në proceset integruese të Kosovës. Ai posaçërisht nënvizoi punën pozitive që po bën MPJ e Kosovës në fushatën për anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale dhe inkurajoi zëvendësministrin Selimi për të vazhduar me këtë qasje pozitive.

Zëvendësshefi i diplomacisë kosovare dhe ambasadori Maksymiuk kanë biseduar edhe për krijimin e kushteve për kompanitë kanadeze që janë të interesuara për të invest uar në Kosovë në sektorin e minierave.