Kampioni që e siguroi ish-komisionarin evropian Romano Prodi

Edviku Abdulahu jeton dhe vepron në Bruksel. Ai është shumë i angazhuar në jetën sportive, ndërkaq e ushtron detyrën e kryetarit të federatave belge të Sportit ‘WKF & World Profi’ (ISKA)

Dashnim HEBIBI

Për Edvikun është shkruar shumë në media të ndryshme, shqiptare dhe të huaja. Është djaloshi që ka arritur suksese të shumta në sportet luftarake, që edhe sot e kësaj dite nuk ndalet duke përgatitur sportistë të tjerë.

«Nuk të bëjnë të fortë vetëm ushtrimet fizike, sportisti duhet të jetë i përgatitur edhe emocionalisht dhe ta ketë përkrahjen e familjes dhe të rrethit. Sigurisht nuk dilet në ring pa e njohur sportistin tjetër, sepse edhe ai që ka dalë në ring me ty është i përgatitur për të të mundur, ose – thënë më mirë – për të shtrirë për tokë. Kur e njeh mirë kundërshtarin, kur kërkon informacione se kush është ai person, sa luftëra i ka fituar, si është në luftë, atëherë është më e lehtë. Nuk hyhet në ring me bindjen se kam plot ushtrime dhe do ta rrah kundërshtarin. Ky mendim asnjëherë nuk më ka zhgënjyer».

Kik-boksieri me famë botërore, i cili jeton dhe vepron në shtetin belg, me sy e shpirt është kah vendlindja. Kudo që prezantohet para publikut të huaj ai është stoik dhe mendon se një ditë do të japë kontribut edhe për sportistët e vendlindjes, të cilët e duan këtë sport dhe nuk mund ta tregojnë veten nëpër meçe të ndryshme. «Punët e mira nuk bëhen me shpejtësi», thot ai. Edviku për katër vite me radhë ishte kampion belg në Taekwondo,  51, në K1 Kickboxing, si dhe 56 në Taekwondo total 107. I pandalshëm, gjithnjë i suksesshëm.

«Asnjëherë nuk më është trembur syri kur e kam parë kundërshtarin në ring, mezi kam pritur që gjyqtari t’i bjerë gongut dhe ta fillojë luftën», tregon Edviku dhe vazhdon: «Nuk është sport i lehtë, mjafton një gabim i vogël dhe e puth tokën, e nuk e di se ku je».

Nga viti 1993, Edviku jeton dhe vepron në Bruksel, gjithnjë i dhënë pas sportit, por pa e harruar vendlindjen e tij, Tërnocin. Ai kudo gjendet nëpër Bruksel e rrethinë gëzon autoritet, si para bashkëkombësve, ashtu edhe vendasve, sepse ai forcën nuk e ka përdorur kurrë në rrugë. Prandaj, atij i janë besuar shumë detyra. Përveç se është kampion i pathyeshëm, ai me sukses udhëheq edhe federatat më të mëdha prestigjioze belge, si ‘WKF’ dhe ‘World Profi’ (ISKA). Ja tregimi i tij në vetën e parë:

legjenda 4

Motivimi nga Bruce Lee dhe Van Damm 

«Me sport kam filluar të merrem në moshë të re, duke i parë filmat e Bruce Lee’s dhe më vonë të Van Damm-it. Ky është realiteti. Në atë kohë isha shumë i motivuar, nuk kemi pasur klube të sporteve luftarake, ishte vetëm sporti i futbollit. Edhe un e doja shumë futbollin. Ishim i vetmi klub i futbollit i shqiptarëve në tri komunat shqiptare, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ishim së bashku dhe bashkëpunonim me shumë të rinj, ushtronim që të dalim më të mirë se ekipet serbe.

legjenda 1

Për fat të mirë, në klubin futbollistik Tërnoci, ku unë isha kapiten, ushtronim shumë dhe për tre sezone me radhë nuk arrinte kush të fitonte kundër nesh. Sportin luftarak e fillova pas një turniri të futbollit në Bujanoc, ku e pata një ndeshje historike me trajnerin e boksit dhe me profesorin e edukatës fizike Ridvan Imeri, i cili konstatoi se unë e kisha një forcë të jashtëzakonshme në futboll dhe më këshilloi që të filloj bashkë me atë të stërvitem në shtëpinë e tij. Kështu filloi karriera ime sportive në vendlindje si boksier dhe pas disa muajve u detyrova të shkoja për vizitë në Gjermani te xhaxhai im dhe te babagjyshi, i cili punonte dhe jetonte për tri dekada atje. Ishte një mundësi që t’i vazhdoja studimet për mjekësi në Prishtinë, por meqë situata e dimë të gjithë çfarë ishte atje, nuk shkova.

Karrierën e fillova në Gjermani, konkretisht në fitnes dhe në të njëjtën kohë në ‘body building’ dhe boks. Pas dy vjet qëndrimi, u detyrova të vij në shtetin e lindjes së idhullit tim, aktorit të madh Van Dammit, dhe m’u dha rasti t’i realizoj ëndrrat e mia. Me shumë vështirësi ia arrita të bëhem kampion i ‘taekwondo’, kur isha stërvitur edhe në karate për disa muaj me radhë. Emri im në Takwondo u përhap shumë shpejt në gjithë Belgjikën. Them sinqerisht, ngase e kisha të vështirë të gjeja kundërshtarë në kategorinë time. Pas katër vjetësh, u bëra kampion.

Në një seminar me mjeshtrin më të madh të botës, djalin e të ndjerit Choi Hong Hi në Gjermani, z. Wetzlar, u bëra edhe trajner nacional i shtetit zviceran për një vit. Për arsye të udhëtimit u detyrova t’i ndërpres stërvitjet nacionale dhe karrierën time si trajner i Zvicrës e t’i kushtoj më shumë rëndësi kik-boxit profesionist. E them lirisht se pata shumë sukses, për disa vite stërvitje në klubin më të respektuar në Holandë, Super Pro, arrita ta kuptoj mirë këtë sport. Për afro katër vjet udhëtuam bashkë me shokët Valon Basha dhe Gregory Swerts. Pas një kohe të shkurtër, u bëra edhe kampion i Belgjikës, kur e munda edhe kampionin e botës.

legjenda 3

Në vitin 2009 u bëra kampion bote ISKA deri 66.8 kilogram FC Box Amerikan dhe në fund të vitit u desh ta mbroj në Birmingam Angli, ku kundërshtari im ishte kampioni aktual i asaj kohe. Ai nuk e pati guximin të më dalë në dyluftim dhe kështu titulli mbeti tek unë përsëri. Nuk u ndala me kaq, por synoja suksese të tjera. Në vitin 2010, u bëra kampion bote në Federatën ‘World Profi WPKA’, e këtë titull për herë të parë në historinë e këtij sporti e solla në Belgjikë. Para se të bëhem trajner i Zvicrës në ate kohë  isha për tre vite trajner i Belgjikës. Po gjatë këtij viti, u zgjodha edhe kryetar i Federatave ‘ISKA’ dhe ‘World Profi’ për Belgjikë. E kryej këtë punë me shumë kënaqësi, meqë i njoh edhe gjashtë gjuhë, prandaj edhe komunikimi im me shumë sportistë të tjerë të botës nuk është i vështirë. Në vitin 2013 u zgjodha kryetar i WKF.

legjenda 2

Ishte edhe kënaqësi e veçantë për mua dhe për karrierën time që isha udhëheqës i sigurimit të komisionarit evropian, z.Romano Prodi. Jam kampion i botës në kik-boks dhe për këtë ndihem shumë krenar. Më duket vetja si ambasador i sporteve luftarake. Është e vërtetë se është shumë vështirë të arrish rezultate me karakter botëror, por me punë serioze të gjitha arrihen. E ardhmja ime është që të angazhohem me të rinjtë që merren me sport. Mundohem me gjithë forcën dhe përvojën që t’u hapen rrugë sportistëve të rinj dhe të licencohen në federatat evropiane dhe botërore. Në anën tjetër, si kryetar i Lëvizjes ‹Jemi një›, e cila është apolitike dhe e themeluar në Bruksel, përpiqemi që dyert të jenë të hapura për të rinjtë dhe të rejat tona, që nëpërmjet kësaj lëvizjeje apolitike të dimë të organizohemi për të mirën tonë të përgjithshme.»

Fjalët e Edvikut mbulohen me fakte. E gjithë shtëpia e tij ishte përplot me kupa e medalje.Edviku Abdulahu jeton dhe vepron në Bruksel. Ai është shumë i angazhuar në jetën sportive, ndërkaq e ushtron detyrën e kryetarit të federatave belge të Sportit ‘WKF & World Profi’ (ISKA)

Fjalët e Edvikut mbulohen me fakte. E gjithë shtëpia e tij ishte përplot me kupa e medalje.