Kameramanja hungerze del para gjyqit për shqelmat ndaj refugjatëve

Verën e kaluar një gazetare hungareze u filmua duke i gjuajtur me shqelma refugjatët nga Siria. Tani rasti del në gjyq.

Kameramanja duke dhunuar refugjatët

Një kameramane hungareze, e cila më 2015 u filmua në kufirin me Serbinë, duke i keqtrajtuar refugjatët e ardhur nga Siria, tani akuzohet për prishjen e paqës në vend. Raporton agjencia zvicerane e lajmeve, sda.

Procesi i saj do të zhvillohet në qytetin jugor hungarez Szeged. Regjistrimet tegonin se si kameramanja i gjaunte refugjatët me shqelm dhe i ngatërronte për t’u rrëzuar. Këto regjistrime bënë xhiron e botës në media.

Pas përhapjes së këtyre pamjeve, kameramanja u pushua nga puna në televizionin e orientuar djathtas N1TV. Ajo vërtet ka kërkuar ndjesë për sjelljen e saj, duke provuar njëkohësisht që të shfajsohet. Ajo është gjendur në panikë, kur refugjatët e shpërthyen kordonin policor dhe është ndjerë e rrezikuar, është shprehur kameramanja.

Më pas, në një intervistë për gazetën ruse «Iswestia» ajo ka thënë se jeta e saj është shkatërruar dhe se po mendon të vendosetnë Rusi. ks