«Kam qenë shumë i ndrojtur, tani s’përtoj t’flas edhe me Hashim Thaçin!»

Visar Qusaj zhonglon lehtësisht me profesionin dhe pasionin, privaten dhe publiken, shqiptaren dhe zviceranen.

Nga Kujtim SHABANI

«Dy vjet kam punuar nga 300 orë në muaj», pohon si vetëkuptueshëm Visar Qusaj. Agjenda e 39-vjeçarit me angazhimin e tij gjithandej mund të ishte një libër udhërrëfyes për menaxhment, por ai nuk e mban një të tillë me vete. Mbase, prandaj, edhe i arrin të gjitha: Dy shtetësi, katër fëmijë, katër shoqata, një profesion dhe një pasion. Tani një nga një, të marrim vesh sekretin e suksesit të tij.

Fat në jetë

Deri në moshën 16 vjeçe, Visar Qusaj vetëm kishte dëgjuar për Zvicrën. Më 19 shtator 1992 ai u vendos në kuadër të bashkimit familjar në Nyon. Bashkë me disa shokë – Zymer Lutfiu, Besim Rexhaj etj. – Qusaj vendosi t’u konkurrojë partive politike shqiptare si të vetmet organizime ku grumbulloheshin emigrantët shqiptarë, duke e themeluar teatrin «Kurora». Teatër se teatër, atëherë tamam…

Grupi i të rinjve rreth teatrit «Kurora» nuk i sfidoi vetëm partitë, por gjithë politikën. Gjatë kohës së luftës në Kosovë, ata e shfaqën komedinë «Ali Hoxha – Hoxha Alia» të Haqif Mulliqit. «Njerëzit në ato kohë të zymta kishin megjithatë nevojë për diçka gazmore», pohon Visar Qusaj. «Jemi shqyer duke qeshur – në prova, si në shfaqje», rrëfen ai.

Teatri «Kurora» deri më tani ka dhënë mbi 200 shfaqje. Në secilën prej tyre kanë marrë pjesë nga 80 deri 250 vizitorë. Shqiptarë dhe zviceranë. Ai ka vënë në skenë autorë shqiptarë dhe të huaj: Ismail kadare, Driton Kajtazi, Artur Miller etj. Ka luajtur pjesë në shqip dhe në frëngjisht.

Visar Qusaj bën skenarin, regjinë, aktron… «Vetë bash, vetë subash!», ironizon ai me veten e tij. Ndërkaq ai nuk ka mësuar kurrë për regji, as për aktrim! Në klasën e dytë fillore, si fëmijë, kishte luajtur në dramën «Bukë për partizanët». Nga ajo kohë aktrimi iu bë dëshirë. Mirëpo, bukën nuk e fiton nga aktrimi. Në fakt, teatri «Kurora» subensionohet nga pak nga Kantoni i Lozanës, Qyteti i Nyonit dhe ndonjë fondacion privat, me këto fonde ai financon shfaqjet – infrastrukturën, honorarët e aktorëve… Përzgjedhjen e dramave, përpilimin e kërkesës për financim e bën, kush tjetër, pos Visar Qusaj. Ai e quan veten me fat që iu përflak kjo dëshirë. «Unë kam qenë aq i ndrojtur, sa nuk flisja as me djem, lëre më me vajza», pohon Qusaj, dhe vazhdon duke ngritur zërin dhe vrenjtur fytyrën: «Tani nuk ma nin’ me fol’ edhe me Hashim Thaçin!»

Shpërblim i dyfishtë

Edhe sikur të mund të jetonte nga aktrimi, Visar Qusaj nuk do ta jepte kurrë profesionin e tij të vërtetë: mjekësinë! Ai ka investuar kaq shumë aty. Visar Qusaj vjen nga fshati Pllajnik i komunës së Dragashit, qarku i Prizrenit. Në vendlindje e kishte kryer shkollën fillore dhe një vit gjimnaz. Në Zvicër ka bërë dy vite për gjuhën, pastaj e ka kryer një stazh njëvjeçar në një azil pleqsh, vijoi një vit përgatitor për shkollën e infermierisë. Përpara kësaj e ka përfunduar gjimnazin në Lozanë, më pas i ka ndjekur studimet post-diplomë për politikat sociale në falultetin e sociologjisë të Universitetit të Gjenevës, më vonë vjen një kualifikim për menaxhment të institucioneve shëndetësore në Espace Compétence në Cully.

Visar Qusaj ka punuar katër vjet si infermier dhe katër të tjera si shef i repartit në kinikën private La Métairie. Dy vjet ka punuar në hapjen e klinikës luksoze Bois-Bougy si drejtor i kurimeve në Nyon, kurse momentalisht punon si i ngarkuar me projekte dhe si infermier në Spitalin Universitar të Gjenevës.

Infermier, specialist i sëmundjeve mendore dhe romantik: Qusaj thotë me bindje se puna në mjekësi ia fisnikëron mendjen dhe ia lumturon shpirtin. «Ku ka më mirë se të punosh me lumturi dhe të paguhesh për atë lumturi?!», bën bilancin ai.

Ndërkohë trashëgimtari më i vogël i Visar Qusajt është tetë vjeç, kurse më i madhi – shtatëmbëdhjetë. Për Qusajn, shoqëria është një familje më e gjerë. Ndërmjet këtyre të dyjave qëndron komuniteti i tij dhe vendlindja.

Përgjegjësi dhe kompetencë

Prej pesë vjetësh, Visar Qusaj nuk e ka vetëm nderin, por edhe përgjegjësinë e të qenët kryetar i Shoqatës së Miqve të Institutit Zviceran për Studime Shqiptare. Ajo momentalisht i ka rreth 200 anëtarë, ndërsa instituti po afirmohet gjithnjë e më shumë. Nga një telefonatë me secilin prej tyre në vit bëjnë orë të tëra. Sikur të ishin vetëm ato…

Visar Qusaj i ka dy dobësi: ai nuk është i aftë t’i refuzojë përgjegjësitë dhe nuk di të dështojë. Qusaj është bërë menaxher i mbijetesës së organizatave shqiptare. Në fakt, ai e vazhdon angazhimin social në Zvicër me avazin që e ka filluar, duke ia rrëmbyer territorin politikës. Pas katër vjetësh si kryetar, po ia del ta transformojë Shoqatën Kulturore Shqiptare në Nyon, nga organizatë politike në kulturore. Qusaj ka kënaqësinë të kumtojë që shoqata tanimë është emancipuar dhe e ushtron aktivitetin e saj kulturor në shërbim të komunitetit të emigrantëve shqiptarë.

Visar Qusaj prej pesë vjetësh e udhëheq shoqatën humanitare «Osman», të pagëzuar me emrin e gjyshit të tij. «Shoqatë familjare!», shpjegon ai. Ajo është edhe një homazh për gjyshin, i cili ka qenë një njeri shumë human dhe unifikues, rrëfen nipi. Shoqata ka marrë megjithatë përsipër ta ndihmojë shërimin e fëmijëve nga i gjithë Ballkani. Ideja është ofrimi i shërbimeve profesionale zvicerane në vendin ku jetojnë. Deri më tani nga shoqata kanë përfituar 12 fëmijë kosovarë, tetë prej tyre janë operuar.

Bashkë me babanë dhe vëllanë, Visar Qusaj është duke u bërë me kulm mbi kokë në Zvicër, ndërkohë po e përfundon masterin për infermieri në Universitetin e Gjenevës. Atij asnjëherë nuk i dalin nga sytë fëmijët – shëndeti dhe edukimi i tyre cilësor. Vullneti i Qusajt për të gjitha rrjedh nga dëshira e madhe për të qenë në rregull me familjen, komunitetin dhe ndërgjegjen e tij.