Kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë




Një ish-arsimtare e edukatës qytetare në shkollën fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet, Arbenita Gagica, ka bërë kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, shkruan sot Koha Ditore.

 

Gagica ka bërë kallëzim penal për “falsifikim të dokumenteve dhe të kontratës së punës”. Atë e ka dërguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, të hënën e kësaj jave, më 7 shtator. Në dokumentin e kallëzimit penal ndaj drejtoreshës dhe të cilin e ka “Koha Ditore”, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se e dyshuara, më 1 dhjetor 2014, ka kryer veprën penale falsifikim të kontratës së punës së Arbenitës.

Më pas shtohet se një dokument – vendimi i Drejtorisë rreth ankesës së parashtrueses së ankesës, nuk është i firmosur nga Gagica, porse është falsifikuar nënshkrimi. Theksohet se është falsifikuar edhe data e fillimit të punës në kontratë.

Në shpjegimin e mëtejmë theksohet se vendimi për ushtrimin e ankesës është nënshkruar kinse është pranuar nga pala më datë 6. 2. 2015, por, siç thekson Arbenita, marrja e vendimit nuk është nënshkruar fare nga ajo, por nga dikush tjetër