Kalimet ilegale në Zvicër nuk ndalojnë

Numri i imigrantëve pa dokumeta në Zvicër po rritet me të madhe. Më së shumti vijnë nga Gambia, Kosova dhe Nigeria, njofton Neue Zürcher Zeitung.

Në fakt, numri i refugjatëve viteve të fundit është rritur në të gjithë botën me 50 milionë njerëz. Një zhvillim i tillë nuk është njohur që nga Lufta e Dytë Botoërore, raporton NZZ. Dhe kjo ndihet padyshim edhe në Zvicër. Në 2008-tën, para ‹pranverës arabe›, sipas statistikave doganore të Zvicrës, ishin regjistruar 3’581 persona me qëndrim të parregulluar në Zvicër. Ky numër ka ardhur në rritje. Në 2012-tën kishin qenë 10’965 eigrantë ilegalë, kurse në 2014-tën – 14’265.

Për 2015-tën NZZ pret një rekord të ri. Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti administrata e doganës  ka regjistruar 4’852 persona të hyrë ilegalisht në Zvicër. «Aq sa në të kaluarën kanë hyrë për një vit», vëren media. Një numër i madh i këtyre personave ka aplikuar për azil që në kufi. 384 vetë janë arrestuar për dyshime të trafikimit të emigrantëve. Në muajt e verës pritet që dyndja të jetë ende më e madhe; përvoja nga e kaluara sugjeron që emigrimi ilegal muajve të dimrit është më i vogël. Numri i të kapurve në Tesin është trefishuar në pak javë.

Shumica e rezidentëve ilegalë në Zvicër, 42 për qind e tyre, janë futur nga Tesina; 21 për qind kanë hyrë nga Valisi dhe Vaudi; nga Gjeneva – 10 për qind, kurse nga Bazeli 13 për qind. Nga jugu futen kryesisht ilegalët nga vendet e Afrikës, kurse në vendkalimet tjera prijnë kosovarët. Për autoritetet zvicerane Kosova llogaritet si një vend i sigurtë, raporton NZZ. Kjo do me thënë që 474 kosovarët e ndaluar nuk kanë asnjë shans për t’iu njohur azili në Zvicër. / ks

 Foto: Nagip ISMAILI - NAGI