Ka vazhduar gjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit dhe 4 të tjerëve

Mitrovicë, 7 tetor – Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka vazhduar gjykimi ndaj OLiver Ivanoviqit, lider i Iniciativës Qytetare SDP, dhe katër serbëve të tjerë, të akuzuar për krime lufte. Në vazhdim të gjykimit të tyre po merren në pyetje dëshmitarët e mbrojtjes, transmeton koha.net.




Sot është dëgjuar dëshmia e Dragan Millashinoviqit, udhëheqës i dikurshëm i sektorit komercial-financiar të Ferronikelit. Avokati i Ivanoviqit, Lubomir Pantoviq është shprehur i kënaqur me dëshminë e tij. Ai, sikundër edhe dëshmitarët e tjerë, sipas tij, kanë thënë se gjatë luftës Ivanoviq është marr ë me punët e zëvendësdrejtorit të Ferronikelit.

Seanca e sotshme gjyqësore ka përfunduar pak para kohe, për shkak të disa detyrimeve të gjyqtarëve, ndërsa nesër duhet të japin dëshmitë e tyre në favor të mbrojtjes – Agim Deva dhe Nikolla Kabashiq.

Vazhdimin e gjykimit, Oliver Ivanoviq e ka pritur në arrest shtëpiak.
Ky dhe katër serbët e tjerë janë të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë viteve 1999 dhe 2000.
Kolegjin ndërkombëtar gjyqësor në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e kryeson gjyqtari Roksan Komsha.