Ka nisur konferenca shkencore dyditore «Studimet albanistike në Amerikë»

Në Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Kosovës ka nisur punimet konferenca shkencore «Studimet albanistike në Amerikë».




Përgjatë dy ditëve, të premten dhe të shtunën, 48 studiues nga vende të ndryshme do të shpalosin kumtesat e tyre sa i përket studimeve albanistike që janë bërë deri në ditët e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

«Studimet albanistike në ShBA kanë dhënë një ndihmesë me vlerë për njohjen e botës shqiptare, e kanë begatuar dijen dhe e kanë ushqyer miqësinë midis dy popujve», ka thënë akademik Rexhep Ismajli në fjalën hapëse të konferencës dy ditore, në të cilën do të paraqiten me kontributet e tyre shkencore studiues të kësaj fushe thuaja nga gjithë bota.

Studimet albanistike në Amerikë kanë nisur në shekullin 20-të dhe jo rastësisht këto fillime ndërlidhen edhe me praninë e mërgatës shqiptare atje. Ndërkaq, kjo prani është ndjerë më shumë pikërisht në kohën e zhvillimeve të bujshme në shkencat linguistike në SHBA, transmeton Koha.net. Pas Luftës II Botërore ka pasur një interesim më të shtuar në opinionin shkencor amerikan për gjuhën shqipe, ndërsa me kohë është rritur dhe interesi për aspekte të tjera të studimeve shqiptare. Zhvillimet e dy dekadave të fundit në Ballkan dhe në botën shqiptare, raportet e reja të botës shqiptare me ShBA-në dhe me botën tjetër të Amerikës Veriore kanë ndikuar që këto interesime të shtohen.

Në këtë konferencë marrin pjesë: 1.Albert Riska 2.Ali Aliu 3.Anton Berishaj 4.Artur Karasinski 5.Bahri Beci 6.Bardh Rugova 7.Bardhyl Demiraj 8.Bashkim Kuçuku 9.Bavjola Shatro 10. Besim Kabashi 11. Besnik Pula 12. Blertë Ismajli 13. Brian Joseph 14. Carly Dickerson 15. Carrie Ann Morgan 16. Dhurata Shehri 17. Eqrem Basha 18. Flora Dado 19. Gianni Belluscio 20. Imri Badallaj 21. James J. Pennington 22. Jani Thomai 23. Jonida Xhyra-Entorf 24. Julie Kolgjini 25. Kastriot Marku 26. Ke Jing 27. Kolec Topalli 28. Kujtim Shala 29. Ledi Shamku-Shkreli 30. Lindita Sejdiu-Rugova 31. Mario De Matteis 32. Mehmet Halimi 33. Mehmet Kraja 34. Mimoza Priku 35. Muhamet Hamiti 36. Rexhep Ismajli 37. Rrahman Paçarizi 38. Rusana Bejleri 39. Sabri Hamiti 40. Seit Mansaku 41. Shaban Sinani 42. Shkumbin Munishi 43. Shpend Bengu 44. Teuta Abrashi 45. Valter Memisha 46. Vesel Nuhiu 47. Victor Friedman 48. Zymer Neziri.