«Ka edhe piktorë që jetojnë nga vepra e tyre»




[Best_Wordpress_Gallery id=”142″ gal_title=”Govori”]

Një piktore kosovare prezantohet në Cyrih. Përshtypjet nga vizitorët janë interesante. Blerja e tablove, për artisten, paraqet më shumë një vlerësim se sa përfitim.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

Një galeri simpatike. Rreth e përqark piktura. Në dy kate. Në ballë – një tavolinë e rregulluar me shije që i shërben vizitorët me pije dhe cikërrime të tjera. Mysafirë që bisedojnë. Kalimtarë që ngelin me kokën mbrapa. Është ekspozita e parë në Zvicër e piktores Kosovare Vesa Govori – Hapçiu.

Sakrifica e nënës

U deshën dy vite që «Embrioni» të shihte dritën në Zvicër. Kuratorja Jona Xhemajli e kishte njohur Vesa Govorin në një ekspozitë në Prishtinë. Dhe kishte menduar që mbresat nga imazhet e asaj ekspozite t’i ndante me artdashësit zviceranë. Një me një, duke e ftuar piktoren në Zvicër. Angazhimi i kuratores për prezantimin e piktores këtu dhe peripecitë e qëndrimit në Zvicër u kurorëzuan me ekspozitën në Kronen-Galerie në Cyrih.

Janë rreth 30 piktura. «Vepra e Vesa Govorit i detyrohet ekspresionizmit», shpjegon kuratorja. Një drejtim artistik, të cilin e karakterizon shprehja e momentit. Thelbin e këtyre pikturave e përbën cikli «Embrioni». Janë tablo ku piktorja ka artikuluar me vija dhe ngjyra ndjenjat e saja nga vegimi i parë se do bëhej nënë. «Dhe kjo nuk ishte edhe aq e thjeshtë», rrëfen piktorja. Në dobi të nënës dhe shëndetit të frytit, gjatë shtatzënisë ndalohet puna me ngjyrna, sikurse e bëjnë piktorët. «E vetmja mënyrë për të pikturuar pa rrezikuar shëndetin ishte puna në natyrë». Për një gjysmë viti kishte lindur cikli «Embrioni», pas pak muajsh kishte ardhur – shëndosh – në dritë edhe vet fëmija. Msazhi që përhap ky cikël është jeta vet. «Embrioni është fillesa», nënvizon piktorja.

Ndjanja dhe kujtime

Vesa Govori – Hapçiu, kështu është emri i saj i plotë. Ajo është e lumtur që ka mundësinë t’ia prezentojë opinionit zviceran veprën e saj artistike. Megjithatë, autoritetet i kanë lëshuar vizë qëndrimi në Zvicër vetëm asaj: djali, si protagonist e ‹bashkëautor› i ciklit «Embrioni», dhe burri, ‹aksioneri› jetër i këtij produkti, janë privuar nga kjo kënaqësi. Zvicra e ka pranuar vetëm Vesa Govorin, pa Hapçiun.

Kjo është ekspozita e katërt e artistes jashtë vendlindjes. E para ishte në Shkup, e dyta në Zarë e treta në Zagreb. Ajo ndanë përshtypjet më të mira nga këto prezantime. «Ky është një rast për t’ia prezantuar artin tim një publiku më të gjërë», pohon artistja. Ajo e çmon të rëndësishëm krijimin e kontakteve me komunitetin e artistëve nga vende të ndryshme, të cilat pastaj i nxisin shkëmbimet edhe prezantimet e ndërsjella.

Arti i Vesa Govori – Hapçiut i takon periudhës së pasluftës. Ajo ka lindur në vitin 1986 në Prishtinë, ku ka studiuar dhe magjistruar për pikturë. Sikurse cikli «Embrioni», ashtu edhe tablotë tjera dëshmojnë se vepra e saj nuk është vetëm produkt i shkollës dhe momentit, por edhe i përvojës dhe kujtesës. Ndër lajmërimet e para nga ekspozita kishin qenë përshtypjet e një çifti zviceran për tablonë «Pritja». Aty paraqitet kalvari i ikjes nga qyteti i lindjes nëpër gërmadhat e luftës për në Maqedoni në vitin 1999.

Vlerësim pastaj fitim

Vesa Govori – Hapçiu punon si mësimdhënëse e artit figurativ në një shkollë të mesme të Prishtinës. Ajo iu mëson të rinjëve njohuritë për pikturën dhe mbjell dashurinë për artin. «Shitja është e vështirë», pohon piktorja. Kjo ndodh më shpesh në ekspozitat jashtë vendit. Megjithatë, «në Kosovë ka edhe piktorë që jetojnë nga vepra e tyre artistike», pohon piktorja.

Ajo vet, falë rrethanave të jetës, nuk është e varur kryekëut nga shitja e pikturave. Më shumë se përfitim, shitjen e një tabloje artistja e sheh si vlerësim të artitit të saj. Gjithsesi ajo do të kishte dëshiruar më shumë interesim për artin. Galeritë i viziton vetëm një rreth i caktuar, i cili, sipas saj, po rritet ngadalë. «Të rinjtë tanimë kanë filluar të mendojnë më ndryshe», është lumtur piktorja.

Ekspozita në Cyrih do të jetë e hapur deri të dielën. Pas pesë ditësh qëndrim në Zvicër, Vesa Govori – Hapçiu kthehet në Kosovë. Ajo tanimë ka hedhur embrionin e artit të saj në Perëndim. «Pas kësaj ekspozite vjen një ekspozitë tjetër», paralajmëron piktorja. «Ndoshta në Stokholm», vazhdon ajo. Artistja dëshiron ta prezentojë më gjërë ciklin «Embrioni». Ndërkohë ka filluar punën në një cikël të ri: «abstrakti i femrave», rrëfen një sekret për adhuruesit e artit të saj Vesa Govori – Hapçiu.[Best_Wordpress_Gallery id=”142″ gal_title=”Govori”]

Një piktore kosovare prezantohet në Cyrih. Përshtypjet nga vizitorët janë interesante. Blerja e tablove, për artisten, paraqet më shumë një vlerësim se sa përfitim.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

Një galeri simpatike. Rreth e përqark piktura. Në dy kate. Në ballë – një tavolinë e rregulluar me shije që i shërben vizitorët me pije dhe cikërrime të tjera. Mysafirë që bisedojnë. Kalimtarë që ngelin me kokën mbrapa. Është ekspozita e parë në Zvicër e piktores Kosovare Vesa Govori – Hapçiu.

Sakrifica e nënës

U deshën dy vite që «Embrioni» të shihte dritën në Zvicër. Kuratorja Jona Xhemajli e kishte njohur Vesa Govorin në një ekspozitë në Prishtinë. Dhe kishte menduar që mbresat nga imazhet e asaj ekspozite t’i ndante me artdashësit zviceranë. Një me një, duke e ftuar piktoren në Zvicër. Angazhimi i kuratores për prezantimin e piktores këtu dhe peripecitë e qëndrimit në Zvicër u kurorëzuan me ekspozitën në Kronen-Galerie në Cyrih.

Janë rreth 30 piktura. «Vepra e Vesa Govorit i detyrohet ekspresionizmit», shpjegon kuratorja. Një drejtim artistik, të cilin e karakterizon shprehja e momentit. Thelbin e këtyre pikturave e përbën cikli «Embrioni». Janë tablo ku piktorja ka artikuluar me vija dhe ngjyra ndjenjat e saja nga vegimi i parë se do bëhej nënë. «Dhe kjo nuk ishte edhe aq e thjeshtë», rrëfen piktorja. Në dobi të nënës dhe shëndetit të frytit, gjatë shtatzënisë ndalohet puna me ngjyrna, sikurse e bëjnë piktorët. «E vetmja mënyrë për të pikturuar pa rrezikuar shëndetin ishte puna në natyrë». Për një gjysmë viti kishte lindur cikli «Embrioni», pas pak muajsh kishte ardhur – shëndosh – në dritë edhe vet fëmija. Msazhi që përhap ky cikël është jeta vet. «Embrioni është fillesa», nënvizon piktorja.

Ndjanja dhe kujtime

Vesa Govori – Hapçiu, kështu është emri i saj i plotë. Ajo është e lumtur që ka mundësinë t’ia prezentojë opinionit zviceran veprën e saj artistike. Megjithatë, autoritetet i kanë lëshuar vizë qëndrimi në Zvicër vetëm asaj: djali, si protagonist e ‹bashkëautor› i ciklit «Embrioni», dhe burri, ‹aksioneri› jetër i këtij produkti, janë privuar nga kjo kënaqësi. Zvicra e ka pranuar vetëm Vesa Govorin, pa Hapçiun.

Kjo është ekspozita e katërt e artistes jashtë vendlindjes. E para ishte në Shkup, e dyta në Zarë e treta në Zagreb. Ajo ndanë përshtypjet më të mira nga këto prezantime. «Ky është një rast për t’ia prezantuar artin tim një publiku më të gjërë», pohon artistja. Ajo e çmon të rëndësishëm krijimin e kontakteve me komunitetin e artistëve nga vende të ndryshme, të cilat pastaj i nxisin shkëmbimet edhe prezantimet e ndërsjella.

Arti i Vesa Govori – Hapçiut i takon periudhës së pasluftës. Ajo ka lindur në vitin 1986 në Prishtinë, ku ka studiuar dhe magjistruar për pikturë. Sikurse cikli «Embrioni», ashtu edhe tablotë tjera dëshmojnë se vepra e saj nuk është vetëm produkt i shkollës dhe momentit, por edhe i përvojës dhe kujtesës. Ndër lajmërimet e para nga ekspozita kishin qenë përshtypjet e një çifti zviceran për tablonë «Pritja». Aty paraqitet kalvari i ikjes nga qyteti i lindjes nëpër gërmadhat e luftës për në Maqedoni në vitin 1999.

Vlerësim pastaj fitim

Vesa Govori – Hapçiu punon si mësimdhënëse e artit figurativ në një shkollë të mesme të Prishtinës. Ajo iu mëson të rinjëve njohuritë për pikturën dhe mbjell dashurinë për artin. «Shitja është e vështirë», pohon piktorja. Kjo ndodh më shpesh në ekspozitat jashtë vendit. Megjithatë, «në Kosovë ka edhe piktorë që jetojnë nga vepra e tyre artistike», pohon piktorja.

Ajo vet, falë rrethanave të jetës, nuk është e varur kryekëut nga shitja e pikturave. Më shumë se përfitim, shitjen e një tabloje artistja e sheh si vlerësim të artitit të saj. Gjithsesi ajo do të kishte dëshiruar më shumë interesim për artin. Galeritë i viziton vetëm një rreth i caktuar, i cili, sipas saj, po rritet ngadalë. «Të rinjtë tanimë kanë filluar të mendojnë më ndryshe», është lumtur piktorja.

Ekspozita në Cyrih do të jetë e hapur deri të dielën. Pas pesë ditësh qëndrim në Zvicër, Vesa Govori – Hapçiu kthehet në Kosovë. Ajo tanimë ka hedhur embrionin e artit të saj në Perëndim. «Pas kësaj ekspozite vjen një ekspozitë tjetër», paralajmëron piktorja. «Ndoshta në Stokholm», vazhdon ajo. Artistja dëshiron ta prezentojë më gjërë ciklin «Embrioni». Ndërkohë ka filluar punën në një cikël të ri: «abstrakti i femrave», rrëfen një sekret për adhuruesit e artit të saj Vesa Govori – Hapçiu.