Juncker flet per krizën ekzistenciale të BE-së dhe kritikon egoizimin e shteteve anëtare

Në fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Europian shefi i Komisionit Jean-Claude
Juncker është ankuar se disa shtete të anëtare po ndjekin vetëm interesat e tyre.

Jean-Claude Juncke. Foto: Drop of Light / Shutterstock.com

Për çdo vit presidenti amerikan mban një fjalim, i njohur si State of the Union,
në të cilin referon mbi vendimet e tij, reformat, planet për të ardhmen. Këtë praktikë ka filluar ta imitojë edhe Bashkimi Europian. Në fjalimin e tij të parë si shef i Komisionit Europian para një viti Jean-Claude Juncker theksoi se se ka ardhur koha për
«sinqeritet, unitet dhe solidaritet». Por, duket se apeli i tij nuk ka bërë punë. Në fjalimin e tij vjetor të mbajtur të mërkurën para Parlamentit Europian, Juncker u ankua mbi egoizmin e madh të shteteve anëtare. Ai tha se 28 shtetet anëtare shpesh po flasin
vetëm për interesat e tyre nacionale.

«BE nuk është në top-formë», tha Juncker, madje pjesërisht, ajo, sipas tij, ndodhet
në një krizë ekzistenciale. «Numri i fushave në të cilat ne punojmë së bashku në mënyrë solidare, ështëi vogël», tha Juncker.

Duke folur për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Juncker shprehu keqardhje për
një vendim të tillë, por tha se në thelbin e saj BE nuk është e rrezikuar. Për Qeverinë në Londër Juncker kishte një porosi të qartë: britanikët nuk mund të shfrytëzojnë tregun e përbashkët europian nëse nuk lejojnë qarkullimin e lirë të personave nga BE në
vendine e tyre.

Duke folur për krizën e refugjatëve, Juncker tha se BE duhet t’i forcojë kufijtë
dhe për këtë qëllim Brukseli nga tetori do të dërgojë 200 policë kufitarë në Bullgari. «Nëse dikush kalon kufrin, ai do të regjistrohet», paralajmëroi Juncker.

Qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së Juncker u premtoi se do të rriten investimet
për të luftuar papunësinë dhe deri në vitin 2020 në të gjitha qendrat e qyteteve të mëdha europiane do të ketë qasje falas në internet (WLAN). Kësisoj do të përshpejtohet edhe ndërtimi i rrjetit të shpejtë të internetit 5G. (-lli)