Julian Assange merret në pyetje në ambasadën e Ekuadorit në Londër

Suedia ka rënë dakord me qeverinë e Ekuadorit: Themeluesi i Wikileaksit, Julian Assange do të merret në pyetje në ambasadën e këtij vendi në Londër.

haak78 / Shutterstock.com

Themeluesi i Wikileaksit më 17 tetor do të merret në pyetje në ambasadën e Ekuadorit në Londër në lidhje me akuzat e ngritura kundër tij në Suedi për përdhunim. Kështu e citojnë mediat zvicerane agjencinë zvicerane të lajmeve, sda, e cila i referohet ministrisë së punëve të jashtme të Ekuadorit.

Ministri i jashtëm i Ecuadorit ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Andes se Suedia ka rënë dakord me propozimin e saj që Assange të merret në pyetje në obbjektin e ambasadës së vendit të tij në Londër.

Prokuroria e përgjithshme e Ekuadorit e ka angazhuar një prokuror të saj që t’i regjistrojë përgjigjet e Assanget në pyetjet që do t’i shtrojë atij drejtësia suedeze. Nga ana suedeze për hetimin e themeluesit të Wikileaksit janë caktuan një përfaqësuese e prokurorisë dhe një përfaqësues nga policia kriminale e Stokholmit.

Assange prej mbi katër vitesh është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për t’i ikur një ekstradimi në Suedi. Ai druan se nga Suedia mund të ekstradohet në SHBA, ku i kanoset burgsja për shkak të zbulimeve të platformës së tij Wikileaks. ks