Jo të gjitha dhimbjet shërohen

Foto: Shutterstock



Jo të gjitha dhimbjet shërohen, disa na hyjnë
Thellë e më thellë në zemër, dikur,
Dhe ditët e vitet që shkojnë i ndryjnë
I bëjnë gur.

Ti flet e qesh sikur gjë mos kish ngjarë,
Kujton se si shkumë u shuan ato.
Por prapëseprapë ndien peshën e parë
Në ëndërr e kudo.

Pranvera vjen sërish me ngrohtësi e kaltërsi,
Ngjan bota si det lule plot,
Por në zemrën time ka një vend që tani
Më s’lulëzon dot.