Jo nuk më tha

Foto: Shutterstock



Në jetën tonë të ashpër
Në jetën tonë të gjatë
Kurrnjëherë s`më tha nëna
Përpiqu bir qëndro
Bëhu si kështjellë
Ditët janë të liga
Jeta jonë e hollë.

Por të grabitish gjë biro
Mend mos i shti dot
As hileqar të bëhesh

Mbaje burrërinë biro
Jepja krahët drejtësisë
Kij shpirt për mundqarët
Përbuz zullumqarët.

Jo nuk m`i tha ajo
Kurrë këto fjalë
Unë i kuptova ato
Nga puna e saj.