Jo natyralizimit të lehtësuar

Komisioni Politik Shtetëror i Dhomës së Vogël të Parlamentit e refuzon natyralizimin ose fitimin e lehtësuar të shtetësisë nga emigrantët e gjeneratës së tretë. Vendimi kundër është marrë me 7 kundrejt 5 votave pro, ndërkohë që drafti është pranuar nga Dhona e Madhe e Parlamentit.

Diskutimet e kanë treguar se sa e vështirë është të definohet se kush në të vërtetë do të përfitonte nga natyralizimi i lehtësuar, e citon NZZ kryetaren e Komisionit, Verena Diener. Është diskutuar edhe për atë nëse do të mjaftonte që njëri nga gjyshërit e kandidatit të kishte qenë stinor në Zvicër.

Një çështje tjetër, sipas Diener, ka qenë dokumentacioni. Nëse gjyshërit ndërkohë kanë vdekur ose nuk jetojnë më në Zvicër, mund të bëhej shumë e vështirë për t’i siguruar dokumentat e nevojshme për natyralizimin e lehtësuar.

Përndryshe, kryetarja e komisionit përkujtoi që për një natyralizim të lehtësuar sot duhet të plotësohen të njëjtat kritere të integrimit, sikurse edhe për natyralizimin e rregullt. Gjenerata e tretë përfiton një lehtësim vetëm nga fakti i llogaritjes së dyfishtë të qëndrimit në Zvicër ndërmjet moshës 8 deri 18 vjeç.

Punë e madhe admnistrative

Sipas të gjitha gjasave janë vetëm disa pak mijëra vetë, të cilët do të përfitonin nga natyralizimi i lehtësuar për gjeneratën e tretë. Kështu, shumica e Komisionit ka ardhur në përfundimin që nuk ia vlenë gjith ajo punë e madhe administrative.

Në një mbledhje të më hershme, Komisioni kishte kërkuar korrigjime në ndryshimet e domosdoshme kushtetuese. Ai druante që kjo do të kuptohej si një bazë juridike për përfshirjen e mëvonshme të natyralizimit automatik, me lindjen në Zvicër. Dhe në vend të kriterit «lindur në Zvicër», artikulli kushtetues duhej t’i referoj shprehismisht personave të gjeneratës së tretë të të huajve.

Sikurse artikulli i ndryshuar i Kushtetutës, ashtu edhe ndryshimet kushtetuese të sjella nga nga Dhoma e Madhe e Parlamentit, por edhe variante të tjerë, nuk gjetën një shumicë në Komision. Kështu, Komisioni i rekomandon Dhomës së Vogël të Parlamentit të mos e miratojë draftin. Kryetarja e përjashton çdo lidhje të vendimit me zgjedhjet nacionale, të cilat janë në prag. Diskutimet në Komision nuk janë zhvilluar sipas ndonjë skeme djathtas-majtas, është shprehur ajo.

Shumicë absolute në Dhomën e Madhe të Parlamentit

Propozimi i ligjit vjen nga një iniciativë parlamentare e socialdemokratëvë të Vaudit. Komisioni parlamentar i Dhomës së Madhe të Parlamentit po punon duke u bazuar në një revidim të Kushtetutës dhe ligjit, të cilin plenumi e kishte miratuar në pranverë, përkundër SVP-së.

Kusht për natyralizimin e lehtësuar do të ishte, përveç lindjes në Zvicër, edhe ajo që njëri nga gjyshërit të kishte lindur në Zvicër ose të kishte pasur një të drejtë qëndrimi këtu. Edhe njëri nga prindërit do të duhej të kishte lindur në Zvicër ose të kishte pasur një leje qëndrimi përpara moshës 12 vjeçare në Zvicër.

Për shak se natyralizimi i lehtësuar, për të cilin kompetent është vetëm Federata, sipas kushtetutës është i mundur vetëm në rast trashëgimie, martese dhe adoptimi, duhet të ndryshohet edhe kushtetuta. Sipas vendimit të Dhomës së Madhe të Parlamentit, aty duhet të sanksionohet që fitimin e shtetësisë në rast të lindjes në Zvicër dhe natyralizimin e personave të gjeneratës së dytë e lehtëson Federata. ks

Foto: Kujtim SHABANI