«Jo domethënë Jo»

Parlamenti gjerman ka miratuar një ligj më të ashpër për deliktet seksuale.

Parlamenti Gjerman. Foto: 1989studio / Shutterstock.com

Në Gjermani vlen një ligj më i rreptë për veprat penale seksuale, ku është fiksuar parimi «Jo domethënë Jo». Me këtë fuqizohen të drejtat e viktimave dhe eliminohen shtigjet e autorëve. Sipas tij, penalizohesh jo vetëm në rast seksi me dhunë apo detyrimi me kërcënim dhune, por mjafton fakti nëse autori e tejkalon vullnetin e dukshëm të viktimës.

Ligji ka kaluar pothuajse unanimisht, me 599 vota – si nga deputetët demokristianë dhe socialdemokratë në pushtet, ashtu edhe nga ata të opzitës. Janë përmbajtur të gjelbërtit të të majtët, sidomos për shkak të apostrofimit të dhunës që vjen nga një grup. Ligji merr shkas nga sulmet masive seksuale të natës së vitit të ri në Köln. Sipas opozitës, me këtë ligji pamundësohen fakte të ndryshme, deri në antikushtetuetshmëri. Suksesi i tij mjegullohet nga manovrat e kolalicionit kundër të huajve. Sipas të gjelbërtve dhe të majtëve, paragrafi i ri 177 i kodit penal do të ketë edhe pasoja në përcaktimet në ligjin e qëndrimit në Gjermani, kështu një gjykim mund të shpiejë më shpejt në një heqje lirie apo përzënie nga vendi.

Për ministren gjermane të drejtësisë ashpërsimi i ligjit është një hap thelbësor përpara në mbrojtjen e grave. Me këtë ato janë më mirë të mbrojtura nga dhuna seksuale, transmeton agjencia zvicerane e lajmeve sda. Sipas saj, reforma në kod ka qenë urgjente për t’i mbylluar hapësirat eklatante për mbrojtje. Në rast të shfrytëzimit të një situate të pambrojtur për sulme seksuale, autorët në të ardhmen mund të dënohen në mënyrë konseguente. ks