Jevtiq: 200 mijë serbët e shpërngulur nuk po mund të kthehen në Kosovë

Në konferencën e tretë rajonale për çështjen se si të kthehen të shpërngulurit serbë në Kosovë, mbajtur sot në Beograd, ministri për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq ka thënë se çështja e kthimit e të shpërngulurve në Kosovë nuk po zgjidhet tash e 17 vjet, njofton FoNet, transmeton Koha.net.

«Më shumë se 200 mijë veta edhe më tej nuk po mund të kthehen në shtëpinë e veta» ka thënë Jevtiq duke shtuar se me bashkëpunim institucional duhet siguruar kushtet për kthim të papenguar për të gjithë të shpërngulurit.