Jetmira Avdyli – Një ditë në jetën time si migrante

Kujtim SHABANI

Ditët e mia duken njëlloj, po ato nuk janë kurrë të mërzitshme. Nuk kam kohë të mërzitem. Më së voni në ora tetë jam e zgjuar dhe shkoj në punë. Momentalisht jemi duke e zbrazur një magazinë, me të gjitha çka ka. ‹Një punë burrash›, thonë disa. S’ka gjë, kjo nuk m’është e panjohur. Si fëmijë kam luajtur vetëm me djem, ishte shumë më interesante. Vetëm i fshihja flokët nën kapuç dhe: përpara!

Me tëtë vjet kam filluar të luaj në një klub futbolli. Sigurisht për djem, një ekip vajzash nuk egzistonte. Kam luajtur për FFC Zuchwil dhe SC Derendingen. Luaj ende – tre herë në javë. Së fundmi jam me vajzat, në klubin ku kam nisur në fillim: SC Blustavia në Solothurn. Te djemtë kam qenë kapiten; isha mësuar me lojën e tyre, sa në ndeshjen e parë me vajza mora menjëherë një karton të kuq.

Kur kam kohë dal në mbrëmje me shoqe. Edhe ashtu shihemi në klub dhe në shkollën e vallëzimit në Solothurn. Prej pesë vitesh, nga dy herë në javë, jam në vallëzim. Disa më pyesin a kam kohë për të ngrënë. Sigurisht! Bile ushqehem shumë shëndosh. Para se të flej lexoj diçka, shpesh deri katër orë rrjesht. Më fascinojnë romanet kriminalistikë.

Aktiviteti im kryesor nuk është gjithmonë i njëjti. Më së shumti kam punuar në gastronomi, ku edhe jam shkolluar. Deri sa një ditë në restorantin tonë u dukën dy ushtarakë, por me veshje civile. Më thanë se jam shumë e shkathët dhe se ushtria do kishte qenë diçka për mua. ‹Pse jo?›, thash me vete. Në tetor 2012 fillova: 300 ditë kam shërbyer, pothuajse, në gjithë Zvicrën: në male dhe fusha, me maqineri ushtarake dhe në këmbë – gjithmonë ngarkuar deri në grykë. Shkollimin  e përfundova në njësinë e infanterisë, po kam shërbyer si ushtare e sigurimit të vendeve të fluturimit.

Gjithmonë kam qenë në kërkim të sfidave të reja. Pas shërbimit në Zvicër, vendosa të kaloj në kompaninë ushtarake zvicerane në Kosovë, Swisscoy. Testet fizike të parapara për këtë shërbim i kisha kaluar, duhej të bëja vetëm edhe përgaditjen sociale dhe psikologjike, se si duhet të sillesh me njerëzit atje dhe të ngjashme. Ndonëse për këto gjëra jam e përgaditur, fundja Kosova është vendi i prejardhjes time. Pikërisht në këtë kohë më ndodhi një aksident në shtëpi, me ç’rast m’u këputën të gjitha ligamentet e këmbës së majtë.

Shërbimi në Kosovë nuk mund të ndodhte. Mbaroi puna e futbollit dhe e vallëzimit. Dështoi edhe shoqërimi i Rita Orës në paraqitjen e saj në Kosovë dhe pjesëmarrja në xhirimin e klipit të saj. Kjo më konvenonte edhe për atë se i ngjaj aq shumë asaj. Në diskot shqiptare gjithmonë më ngatërrojnë me të; nganjëherë nuk guxoj të dal në skenën e vallëzimit që të mos ketë keqkuptime. Dalja përpara kamerës nuk më është e panjohur. Para pak kohësh kam aktruar në një serial shqiptar që xhirohet në Zvicër. Hobi im është fotografimi, këtu mund t’i jap hov imagjinatës time dhe të eksperimentoj me imazhet e krijuara.

Kur mendoj për të gjitha këto, më duket sikur jam e moshuar. Me 17 maj 2014 unë mbush 20 vet. Mirëpo, ditëlindjen time të 17-të nuk do ta harroj kurrë. Isha duke ardhur nga kurset e shkollës në Olten dhe aty nga ora 20 po prisja autobusin për në shtëpi. Aty të gjithë më prisnin mua. Pra se të vinte autobusi, kaloi një burrë rreth 55 vjeç me një motor «Rollator». Rreth 30 metra më tutje u rrëzua nga motori. Disa qytetarë vërdallë shikonin si burri nuk po mund të ngrihej në këmbë. Ai kishte gjakderdhje të madhe. Un zhvesha bluzën dhe u nisa me vrap andej. Burri kishte një të çarë në kokë. Ia lidha plagën me bluzën time dhe në shpinë e barta deri te motori që kishte rrëshqitur më tutje. I plagosuri nuk donte ta thërras ambulancën, donte të shkonte me motorin e tij në spital. ‹Të lutem mos më ler vetëm›, më thoshte vazhdimisht. Bluza kullonte gjak. Rrugës ndalova në një filial të McDonald’sit sa për ta lagur atë që t’ia freskoja paksa kokën. Aty njerëzit u tmerruan kur më panë të gjakosur. Dikur burri filloi të humbasë vetëdijen, nuk kuptohej më se çka fliste. Shtatëqind metra kishim kaluar kështu zvarrë një përpjete. Unë duhej të ngisja motorin dhe ta mbaja të plagosurin. Më në fund e thirra ndihmën e shpejtë. Burri tanimë ishte i dërrmuar, megjithatë më mbante për dore dhe më përgjërohej të shkoja me të.

Në shtëpi munda të tëshkoj nga mesnata. Prindërit ishin shqetësuar shumë, celularit i ishte shkarkuar bateria dhe nuk kishim mundur të kontaktojmë. Infermierët u habitën kur morën vesh se e atë ditë e kisha ditëlindjen. Në shtëpi më dërguan me makinën e ndihmës së shpejtë. Që kishim humbur një festë nuk u mërzitëm fare – ne fituam një jetë njeriu.

Ndërkohë e kam marrë veten nga aksidenti, tani mund të ecë, të punoj dhe të luaj nga pak futboll. Të bëj fitnes – gjithsesi. Shërbimin në kompaninë ushtarake zvicerane në Kosovë e kam ende ndërmend. Do kandidoj përsëri për vitin 2015. Më pëlqen pa masë t’i realizoj idetë që kam. Që tani e di çfarë do bëj më pas: Shkollën policore. Sapo të jem kthyer nga shërbimi në Swisscoy: përpara! Kujtim SHABANI

Ndërkohë e kam marrë veten nga aksidenti, tani mund të ecë, të punoj dhe të luaj nga pak futboll. Të bëj fitnes – gjithsesi. Shërbimin në kompaninë ushtarake zvicerane në Kosovë e kam ende ndërmend. Do kandidoj përsëri për vitin 2015. Më pëlqen pa masë t’i realizoj idetë që kam. Që tani e di çfarë do bëj më pas: Shkollën policore. Sapo të jem kthyer nga shërbimi në Swisscoy: përpara!