Jetmir Krasniqi – një yll në ngjitje

Një futbollist tjetër shqiptar debuton vrullshëm në KF «Lausanne Sport» dhe në ekipin e shpresave U-20 të Zvicrës

Teksti Arif  EJUPI Fotot Pascal Muller

Zvicra padiskutueshëm është bërë parajsë e talenteve të futbollit. Vargut të djelmoshave me origjinë shqiptare që po shkëlqejnë në Ligat e futbollit zviceran këtyre ditëve i është bashkangjitur edhe   Jetmir Krasniqi.

Jetmiri ecjen e nisi  bashkë me topin. Atë e pati edhe lodrën e tij të vetme të preferuar. Krahas regjistrimit në Arsimimin e detyrueshëm ai regjistrohet edhe në Klubin Futbollistik «Stade Nyonnais» të Nyonit.

Krasniqi gjakftohtë e i durueshëm çdo këshillë e sugjerim të trajnerëve të tij e zbaton me saktësi.

Është trajneri Julien Barut ai që e vështron me shumë vëmendje lojën e tij dhe shpejt heton se kemi të bëjmë me një talent  të rrallë të futbollit. Barut pas konsultimeve me kolegët e Klubit «Stade Nyonnais» vlerëson që pavarësisht  moshës së re Jetmiri mund të kontribuoj edhe në ekipin e parë të Nyonit.  Propozimi i trajnerit Barut aprovohet nga të gjithë dhe Jetmiri bëhet pjesë e njëmbëdhjetëshit të parë në skuadrën e Nyonit. Ky favorizim e obligon atë që edhe në të ardhmen të angazhohet maksimalisht. Falë punës së pakursyer dhe plot seriozitet brenda një harku të shkurtër kohor ai bëhet forcë motorike e këtij ekipi. Shkëlqimi i tij u bie shpejt në sy fqinjëve nga Lozana, të cilët pa hezituar Krasniqin atëbotë vetëm 16vjeç e sjellin  në radhët e veta.

Besimplotë në vetvete dhe i cytur nga dashuria për lojën, këtë vit Krasniqi ka arritur që të jetë titullar i KF «Lausanne Sport» dhe i shpresave U-20 të Zvicrës. Loja e bukur e tij në pozitën e qendërmbrojtësit ka rritur oreksin e bashkëlojtarëve dhe të Shtabit Teknik të «Lausanne Sport» për rikthim të sërishëm në «Raiffeisen Super League» të Zvicrës.

Në anën tjetër detyrën e mbrojtësit të majtë Krasniqi po e kryen me mjaft sukses edhe në seleksionin U-20 të Zvicrës. Përzgjedhësi i këtij grupi të moshave Gerard Castella, njëkohshëm edhe kritik sportiv i futbollit në «RTS Sport», ndihet i kënaqur me lojën dhe formën jashtëzakonisht të mirë të  Krasniqit. Përveç të arriturave në futboll, Krasniqi së shpejti do të marrë edhe Diplomë Pjekurie në Shkencat Ekonomike në Llozanë. Mirëpo tani për tani ky i ri 19-vjeçar gjithçka e ka orientuar kah futbolli.

Aktualisht djaloshi me origjinë nga Drenoci i Klinës së Kosovës objektiv e ka inkuadrimin e «Lausanne Sport» në elitën e Futbollit zviceran, e pastaj kalimin i tij në ndonjërën nga skuadrat e Bundesligës gjermane. Pa i përfunduar mirë këta pak rreshta morëm lajmin që përzgjedhësi i grupmoshave U-21 të Zvicrës, Pierluigi Tami i ka dërguar ftesë edhe Jetmir Krasniqit për të qenë pjesë e këtij seleksioni në takimin e nesërm ku Zvicra do të luajë si mysafire përballë Gjermanisë.    Krasniqi në këtë seleksionon është shqiptari i tretë i natyralizuar pas Florent Hadergjonajt dhe Shani Tarashajt që mbron ngjyrat e kombëtares zvicerane në kategorinë U-21 të Zvicrës. Kalimi në këtë grup për Krasniqin, është motiv shtesë që ai së shpejti të rreshtohet përkrah Shaqirit, Mehmedit, Behramit, Xhakes e Xhemailit në reprezentacionin e parë të Zvicrës. Këto synime të Jetmir Krasniqit i konsiderojnë të arsyeshme edhe krejt reale të gjithë ekspertet e futbollit. Ata thonë: «Krasniqi posedon të gjitha cilësitë për të qenë  pjesë e ekipeve të mëdha të futbollit evropian.»

Krasniqi në aksion me fanellën  bardhë e kaltër i ndjekur nga dy lojtarë kundërshtarë