Jeta dhe vdekja jote, babë

Foto: Shutterstock



Jeta dhe vdekja jote, o babë,
Rri mbi supet e mia.
Gruaja ime e vogël do na sjellë ujë.

Le të pimë, babë
Për lulet, për idetë,
Unë që isha shpresa jote
Tani nuk shpresoj më.

Goja jote e hapur, babë
Këndonte dhe unë nuk e dëgjoja.
Pema në kopsht ishte një profet
Po unë nuk e dija.

Vetëm ecja jote, babë
Ecën ende në gjakun tim
Dikur ti ishe mbrojtësi im
Tani jam unë roja jote.