Jep dorëheqje Abdylatif Latifi, ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit Regjional në Gjilan

Abdylatif Latifi ka ofruar dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit Regjional të Gjilanit, pa dhënë ndonjë shpjegim.




Për ofrimin e dorëheqjes së tij janë pak të njoftuar stafi i këtij spitali, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Gjilan.

Selami Kurteshi, zëdhënës i SPGJ-së ka thënë se ata vetëm kanë njohuri se Latifi ka dhënë dorëheqje, mirëpo arsyet e dorëheqjes së tij ende nuk dihen.

«Ne nuk dimë mbi arsyet e dorëheqjes së tij por ditëve në vijim do të japim një prononcim. Ajo që ne dimë se ai ka dhënë dorëheqje herët në mëngjes», ka thënë ai.

Kontakti me Latifin ka qenë i pamundur.